Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT E SUPERKUPËS SË ITALISË/ Bonucci flet për “shpërthimin” e Higuain ndaj arbitrit pas ndeshjes

Finalja e superkupës mes Milanit dhe Juventus-it u mbyll në shifrat 1-0 dhe me tension, teksa Gonzalo Higuain u konfliktua me arbitrin e ndeshjes Banti. Menjëherë për të “qetësuar gjakrat” kanë ndërhyrë shokët e tij te Milani, por është parë të vrapojë drejt tij edhe mbrojtësi i Juves, Leonardo Bonucci.

Shumë menduan se ata ishin zënë e kishin diçka personale mes tyre, por vetë lojtari ka treguar se nuk është e vërtetë kjo, madje ka justifikuar sjelljen e sulmuesit të Milan duke theksuar që ai ishte i shqetësuar për çka ndodhi në fushë.

“Higuain? Ne nuk jemi zënë. Ai ishte i shqetësuar me mënyrën e gjykimit dhe unë shkova ta qetësoja. Ishte i nxehur, por këto janë gjëra që ndodhin në fushë.”

Related posts

E ARDHMJA E MBROJTËSIT TË KOMBËTARES/ Flet agjenti i Elseid Hysaj: Nëse nuk është në planet e Napolit, atëherë…

Delo.autor

E PAPRITUR! Van Persie kthehet si trajner te klubi i njohur hollandez

Delo.autor

“LUANIM KUNDËR KAMPIONËVE TË BOTËS”/ Flet Memushaj pas humbjes: Mund të bënim më mirë, ishin eliminatore pozitive…

Delo.autor

Leave a Comment