Futboll La Liga Sport

BARCELONA SI “LOS BLANCOS”/ Shtypi spanjoll kërkon përjashtimin e “Katalanasve”

Barcelona ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga “El Mundo” se ka aktivizuar një lojtar të skualifikuar në ndeshjen e luajtur javën e kaluar kundër Levante-s në Kupën e Mbretit. Juan Bandariz, për të gjithë Chumi, është aktivizuar nga Valverde pavarësisht se është skualifikuar me ekipin e dytë të katalanasve pas kartonit të pestë të verdhë të marrë 6 janarin e kaluar në ndeshjen e luajtur kundër Castellon.

Është një situatë e ngjashme me atë të Denis Cheryshev, i cili është aktivizuar kur ishte i skualifikuar dhe Real Madrid u përjashtua nga Kupa e Mbretit. Megjithatë, Barcelona ka përgënjeshtruar gjithçka duke u bazuar te një ndryshim i rregullores të bërë në nëntor.

“El Mundo” ka cituar nenin 56.3 të kodit disiplinor, që thotë: “Deri në momentin e shlyerjes së skualifikimit me skuadrën e tij, lojtari nuk mund të luajë në kategoritë superiore”.

Barcelona, nga ana e saj, ka shpjeguar se ky rregull është ndryshuar dhe thotë se dënimet e lehta shlyhen në kompeticionin ku janë marrë, ndërsa ndëshkimet e rënda shtrihen në disa kompeticione.

Related posts

GJITHMONË SI RIVAL/ Ronaldo dhe Neymar bëhen bashkë, dhurojnë spektakël (VIDEO)

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Rekorde të reja botërore, garuesi e notit përballen gjatë lojërave olimpike

Delo.autor

U TËRHOQ NGA FUTBOLLI/ Aguero drejt kthimit te Manchester City, i ofrohet posti i rëndësishëm

Delo.autor

Leave a Comment