Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PAS SUPERKUPËS/ “Kuqezinjtë” akuzojnë, Juventusi ia kthen me ironi

Finalja e Superkupës së Italisë që u fitua nga Juventusi me golin vendimtar të Cristiano Ronaldos nuk mund të mbaronte vetëm në fushë. Në të tilla ndeshje, sigurisht, mes dy ekipesh të mëdha, polemikat janë “menuja” e ditës më pas.

Arbitrimi i gjyqtarit Banti nuk është pritur mirë nga Milani, që ka akuzuar për mungesë njëtrajtshmërie në vendimet e marra, menaxhimi i kartonëve por edhe përdorimi i sistemit teknologjik VAR. Që pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit italian, Gonzalo Higuain është revoltuar ndaj kryesorit të ndeshjes, sidomos për atë rast të dyshimtë në fund të ndeshjes, me protagonist Emre Can dhe Andrea Contin, në zonën e Juventusit. Ajo që ka revoltuar më shumë kuqezinjtë është qetësia dhe siguria e arbitrit teksa nuk ka dashur të analizojë kontaktit në VAR, por është mjaftuar me një “e pashë unë, qëndro i qetë”, drejtuar trajnerit Gattuso.

Pikërisht tekniku kuqezi nuk e priti mirë dhe pas tërbimit në fushë, duke goditur një shishe plastike uji, ka shpërthyer në konferencën pas finales, duke thënë se teknologjia nuk u përdor e njëjtë në rastin e kartonit të kuq për Kessie dhe episodit final. Jo vetëm kaq, por trajneri kuqezi u kap edhe me pozicionin jashtë loje që iu vërshëllye Cutrones, ndërsa po drejtohej i vetëm përballë portës kundërshtare. Në ndryshim nga dy golat e anuluar të Juventusit, ku aksioni u la deri kur bardhezinjtë shënuan, për t’u anuluar më pas në VAR, te sulmuesi kuqezi u përdor një tjetër metër.

Shtuar kësaj edhe ndërhyrja e Matuidi ndaj Calabrias, me takë, që nuk u konsiderua as e verdhë, menjëherë më pas iu nxorr i kuqi mesfushorit Kessie. Edhe kapiteni Romagnoli, që mori të verdhë për protesta dhe nuk do të luajë në sfidën ndaj Genoas në kampionat, ashtu si Calabria dhe Kessie, u duk tepër i zhgënjyer nga sjellja e arbitrit.

Juventusi, në anën tjetër, nuk ka komentuar aspak epsiodet arbitrare, duke u mjaftuar me trofeun dhe lumturinë për suksesin e arritur, postimet në rrjetet sociale, edhe pse me disa thumbime. Miralem Pjanic postoi foto me trofeun, teksa shkruante dhe se “Besoj se tashmë nuk ka dyshime se kush është fituesi mes kampionit dhe fituesit të Kupës”. Një ironi kjo, duke qenë se Juventusi i fitoi të dyja vjet, ndërsa Milani, sipas rregullores, si finalist i Kupës, ishte rivali në Superkupë.

Ndërkohë, edhe Bonuçi nuk është ndalur te episodet, por rrëfeu se u përpoq të qetësonte Higuain në fushë, pasi ishte i revoltuar. Trajneri Massimiliano Allegri nuk ka folur aspak për episodet, ashtu si Ronaldo, Chiellini e kështu me rradhë.

Related posts

RENDITJA NË SUPERIORE/ Ka përsëri arrati në krye, ja si ndryshon situata pas javës së 12…

Delo.autor

MUNGON ENDE NJË DATË PËR RIFILLIMIN E SERIE A/ Kryeministri Conte: Nuk kemi siguri për të rikthyer sportin

Delo.autor

Berlusconi kundër Gattusos: Milan po luan me një modul krejtësisht të gabuar…

Q.Autor

Leave a Comment