Futboll La Liga Sport

PRAPASKENAT TEK “LOS BLANCOS”/ Ish-presidenti Calderon rrëfen arsyen e largimit të Zidane nga Real Madridi

Zinedine Zidane është larguar nga Real Madrid pasi humbi betejën për pushtetin e transferimeve me Florentino Perez, sipas ish-presidentit të klubit Ramon Calderon.

Zidane la Real në fund të sezonit të kaluar, pasi fitoi trofeun e tretë radhazi të Champions League si trajneri i Los Blancos.

Disa javë më pas është larguar edhe Cristiano Ronaldo, i cili i dha fund ecurisë 9-vjeçare te Real për t’iu bashkuar Juventus-it.

Dhe Calderon pretendon se Zidane donte që Ronaldo të qëndronte dhe në vend të tij të shiste Gareth Bale, duke shtuar se arsyeja pse francezi u largua nga Madridi ishte për shkak të mosmarrëveshjeve me Perez për politikën që duhej ndjekur për transferimet.

“Zidane ka insistuar për të mbajtur Ronaldo-n dhe të shiste Bale,” shprehet Calderon për spanjollen AS.

“Perez bëri të kundërtën e asaj që kërkoi Zidane. Trajneri donte të ishte ai që merrte vendimet për blerjet e disa lojtarëve dhe shitjen e disa të tjerëve, por kërkesat nuk i janë plotësuar.

“Kështu që vendosi të largohej. Dhe kishte të drejtë.”

Related posts

LIVE/ “Qatar 2022”: Tundin rrjetën Halaand, Dzeko e Griezmann. Ronaldo humb penallti

Delo.autor

FAKT/ Njëri prej më të mirëve në botë, ICARDIN nuk e ndal asgjë

Isa.Autor

“LOKOMOTIVA IA KA KALUAR DHE ZVICRËS, KA MË SHUMË SHQIPTARË”/ Media kroate: Shqipja, gjuha e dytë

Delo.autor

Leave a Comment