Moto GP

PRETENDENTË PËR TITULLIN KAMPION/ Marquez: Jemi dy gjela në një kotec, nuk jam mësuar me…

Marc Marquez deklaron se ai nuk do të ketë asnjë trajtim të veçantë karshi shokut të ri të skuadrës Jorge Lorenzo, kur ata të dy të garojnë e duelojnë këtë vit me motorin Honda. Dy pilotët spanjollë konsiderohen si pretendentë për titullin kampion në Moto GP. “Unë preferoj një duel me armë të barabarta. Nëse Jorge do të më mundë këtë gjë do ta bëjë me të njëjtin motor si unë dhe anasjelltas. Askush nuk është favorit”, tha Marquez.

“Unë nuk do të ndryshoj stilin tim të pilotimit apo ambicjet e mia për titull. Unë nuk mendoj se Jorge do të jetë vetëm një rival, por edhe një motivim për të bërë diçka më të mirë në pistë krahasuar me vitet e fundit”,deklaroi Marc Marquez, kampion bote në Moto GP.

Më tej, Marquez u shpreh: “Është normale që kur piloton një Honda, Ducati apo Yamaha të jenë dy pilotë pretendentë për titullin kampion. Unë kam patur Pedrosa në ekip edhe pse e pranoj që këtë vit me Lorenzo do të jetë ndryshe, pasi nuk jam mësuar që të kem një konkurrent kaq të fortë në skuadër që duelojmë për titull”, u shpreh Marquez.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Lorenzo mund Marquez me “fotofinish” në garën e Austrisë (VIDEO)

Isa.Autor

MotoGP/ Honda, Marquez: Dua triumf që në fillim

Q.Autor

MOTO GP/ Yamaha më e shpejta në provat e lira, Marquez nuk zbret në pistë

Delo.autor

Leave a Comment