Futboll La Liga Sport

REAL MADRID – HAZARD/ Zbulohen detajet e marrëveshjes në Spanjë

E ardhmja Eden Hazard duket se është te Real Madrid. Në një intervistë të dhënë kohët e fundit, ylli belg ka folur përsëri në lidhje me mundësinë për t’iu bashkuar gjigantëve të Spanjës dhe tani duket se nuk bëhet fjalë vetëm për zëra.

Gazetari Edurardo Inda ka zbuluar në një mision sportiv se lojtari ka arritur një marrëveshje me Real-in. Bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare me 13 milionë euro në sezon, plus 3.5 milionë euro të tjerë të lidhura me objektivat që mund të arrihen. Një milion nëse fiton La Liga-n, një milion nëse fiton Topin e Artë dhe 1.5 nëse fiton Champions League.

Nëse kjo marrëveshje është e vërtetë, Hazard pritet të transferohet te Real Madrid verën e ardhshme dhe të bëhet imazhi i “Los Blancos” për projektin e sezonit 2019/20.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas 15 minutash lojë, “Përbindëshi” Ronaldo trondit Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ “Përbindëshi” Ronaldo mund të kthehet përsëri tek Real Madrid në janar

Delo.autor

CARDIFF CITY-LIVERPOOL/ Klopp lë sërish në stol Xherdan Shaqirin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment