Futboll La Liga Sport

“COPA DEL REY”/ Solari bën një “shpikje” në sulm për ndeshjen ndaj Leganes

Real Madrid do të luajë ndaj Leganes të mërkurën në mbrëmje për të mbyllur ndeshjen e kthimit në Copa del Rey dhe Vinicius Jr. pritet të nisë përsëri si titullar, këtë herë si qendërsulmues.

18-vjeçari ka luajtur si një sulmues anësor gjatë këtyre muajve në ekipin e parë, por fakti se ka aq shumë sulmues të dëmtuar mund të bindë Santiago Solari-n ta vendosë si nr. 9.

Me Gareth Bale, Karim Benzema dhe Marco Asensio që janë jashtë, ai pritet të shpikë diçka në sulm.

Lucas Vazquez dhe Isco mund të jenë partnerët e Vinicius në krahë, por braziliani do të ketë përgjegjësinë kryesore për të shënuar golat.

Vinicius ka bindur gjatë javëve të fundit dhe ai do të mundohet edhe të mërkurën të paraqitet sa më mirë në pozicionin e ri.

Related posts

PUSHIME NË JAHTE/ Pamjet e nxehta të futbollistit 24-vjeçar me të dashurën (FOTOT)

Delo.autor

NJIHUNI ME FUTBOLLISTIN FRANCES QË U BË HUNGAREZ/ Edhe pse kishte fituar Kampionatin Evropian me Francën e Griezmann

Delo.autor

“Messi është edhe më i mirë se kur fitonte “Topin e Artë”!”

Sadik.Autor

Leave a Comment