Futboll Kategoria Superiore Sport

RINISIN FAZËN PËRGATITORE/ Partizani dhe Kukësi “SHTEGTOJNË” drejt Turqisë

Pas pushimeve të fundvitit, skuadrat e Kategorisë Superiore rinisin mini-fazën përgatitore për të qenë gati për dy fazat e mbetura të kampionatit.

Dy klubet kryesuese të kampionatit Partizani dhe Kukësi, kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Antalias për të kryer përgatitjet.

Të dyja klubet përmes njoftimeve zyrtare kanë publikuar dhe axhendën që do të kenë gjatë qëndrimit në Antalia.

FK Kukësi do të zhvillojë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Gjatë qëndrimit 12 ditor në qytetin bregdetar Turk, skuadra jonë do të zhvillojë 2 ndeshje miqësore.

Konkretisht, me datë 09.01.2019 ora 17:00, do të luhet miqësorja İstanbul Başakşehir – FK Kukësi si dhe FK Rostov – FK Kukësi, me datë 11.01.2019 ora 17:00.

Skuadra e Başakşehir aktualisht renditet në vendin e parë të Superligës Turke ndërsa ajo e FK Rostov renditet në vendin e shtatë të Premier Ligës Ruse”, thuhet në njoftimin e klubit të Kukësit.

“Ekipi nis zyrtarisht përgatitjet më 5 janar, datë kur edhe do të startoj minifazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Skuadra do të udhëtoj drejt tokës turke në orët e para të së shtunës për tu akomoduar në hotel “Miracle Resort”, rezidencë në të cilën do të qëndroj deri në datën 15 Janar.

Përgjatë qëndrimit 10-ditor në Antalia, kryesuesit e kampionatit do të zhvillojnë edhe 3 ndeshje miqësore.

Në datën 9 dhe 11 Janar, të kuqtë do të përballen me ekipet e superligës turke, Sivasspor dhe Antalyaspor, ndërsa më 14 Janar me ekipin FC Shakhter Karagandy pjesë e premier ligës së Kazakistanit”, shkruan klubi i Partizanit në njoftimin e saj.

Të dyja skuadrat janë pretendetet kryesore për të fituar titullin kampion këtë sezon. Pas dy fazave të para skuadra që udhëheq kampionatin është Partizani me 37 pikë, ndërsa Kukësi pozicionohet në vendin e dytë me 34 pikë.

Related posts

Aubameyang thuasje i Arsenalit, Wenger do ta aktivizojë kundër Swansea-t

Q.Autor

“DEMI” ËSHTË I LUMTUR NË SERIE A”/ Agjenti i Lautaro bën me zemër “zikaltërit”: Shpresoj ta çoj te Napoli një ditë

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri i klubit azer: Patëm momente vështirësie sepse…

Delo.autor

Leave a Comment