Formula 1

LEGJENDA E FORMULA 1/ “Muze virtual” për arritjet e Michael Schumacher në 50 vjetorin e lindjes

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher mbush sot 50 vjeç. Familja e kampionit 7 herë të garës me makina, tha në një deklaratë të rrallë se do festojnë ‘fitoret dhe rekordet’ e tij.

Gjermani pësoi lëndime serioze në kokë në një aksident me ski vitin 2013 dhe që prej asaj kohe nuk është parë më në publik.

Ish-shoferi i Ferrarit po merr trajtime mjekësore në shtëpinë e tij në Zvicër, por pak dihet për gjendjen e tij shëndetësore.

Të jeni të sigurtë se ai është në duar të sigurta. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar. Ju lutem na kuptoni kur ne plotësojmë dëshirat e Michael dhe po e mbajmë private një çështje kaq të ndjeshme si shëndeti,”-tha Corinna në një deklaratë. “Si dhuratë ndaj tij, Keep Fighting Foundation ka krijuar një muze virtual.

Aplikacioni zyrtar i Michael Schumacher,do publikohet të enjten nga familja e Schumacher. Aplikacioni do shërbejë si një “muze virtual” i arritjeve të shoferit.

Ndërsa drejtor menaxhues i Formula 1, Ross Braën, i cili ka qenë drejtor i ekipit të Schumacher në Ferrari, u shpreh: “Unë jam vazhdimisht në kontakt me gruan e Schumacherit, Corinnën dhe pajtohem plotësisht me vendimin e tyre. Michael gjithmonë ka qenë një person shumë privat.”

Michael dhe Corinna u martuan në vitin 1995 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Gina-Maria, 21 vjeç dhe 19-vjeçari Mick, që garon në Formula Tre.

Related posts

FORMULA 1/ 3 fitore në 3 gara, te Mercedes nis që tani festa e titullit

Delo.autor

FORMULA 1/ Mohammed Ben Sulayem, garazhi i presidentit të ri të FIA-s vlen 130 milionë euro (FOTO)

Delo.autor

Raikkonen një legjendë, vendos rekordin e pabesueshëm në Formula 1

Sadik.Autor

Leave a Comment