Futboll La Liga Sport

“VETERANË DHE TË SAPOARDHUR”/ Ja sekreti i “RILINDJES” së Real Madridit të Solarit

Formula për sukses te Real Madridi është shkruar që nga agimi i historisë së tij, por edhe në himnin e gjithë jetës, që filloi të dëgjohet në mes të shekullit të kaluar dhe që tashmë dominon krejt botën e futbollit. Kështu  në një analizë rilindjeje të kampionëve të Europës në ndeshjet e fundit. Kjo analizë shtjellohet si më poshtë:

“Veteranë dhe të sapoardhur, gjithmonë shikoni në lavditë tuaja me respekt dhe emocion”. Kështu thotë një nga frazat e një letre të famshme motivuese, që nuk mashtron. Kjo është formula për sukses, që ka ripërqafuar Santiago Solari, argjentinasi nga Rosario, i cili po mundohet t’i zgjojë të tijtë nga një “gjumë i thellë”, që përbënte kërcënim në fillimin e këtij sezoni.

Veteranë dhe rishtarë janë vënë në sedër të një fanelle të madhe. Me përvojë, me shumë luftëra në shpinë dhe trofe të fituar; të tjerët, të rinj që mësojnë shpejt dhe iu kushtojnë vëmendje atyre më të mëdhenjve, që të bëhen si ata. Sergio Ramos (32 vjeç), Luka Modric (33) dhe Karim Benzema (31) janë të mbushur me medalje kampioni. Dhe ato peshojnë.

Ata janë tri shtyllat, në të cilat bazohet Real Madridi i ri, sepse ekipi Solari ka rilindur nga hiri i vet në kohët e fundit. Reguilón (22 vjeç) dhe Vinicius (18), gjithashtu, kanë dalë nga hiri i tyre dhe po mundohen të bëjnë më të mirën me “zjarr në gojë”. Gjithmonë ka qenë e tillë atmosfera te Real Madridi. Veteranët dhe rioshët, përzierje perfekte, koktej fitues.

Solari ka siguruar një ekip, që i ka fituar tri ndeshjet e fundit në sajë të tri shfaqjeve ngushëlluese dhe të shkëlqyera. Dhe ky është lajm i madh për një klub, të mbushur me problematika që nga finalja e Kievit dhe largimi i Cristiano Ronaldos e Zinedine Zidane. Real Madridi i ri është në formim e sipër. “Shtylla kurrizore” e tij mbetet: Ramos në mbrojtje, Modric në mesfushë dhe Benzema në sulm. Ky i fundit asistohet fort në të majtë nga Reguilón dhe Vinicius Júnior.

Muzika e tingujve të Champions-it është në sfond, teksa mbrëmja e yjeve do të jetë në Amsterdam. Sergio Ramos garanton dy reparte: është shtyllë e mbrojtjes, por edhe shënon. Ai është golashënuesi i tretë më i mirë te Real Madridi, i tejkaluar vetëm nga Benzema dhe Bale. Mesfusha ka rigjetur “Topin e Artë” të vërtetë. Nëse Luka Modric luan mirë, funksionon edhe Real Madridi.

Kroati e ruante lëkurën dhe e ktheu atë në ar, afrohet më shumë në zonë dhe asiston Benzema, i cili është atje dhe sulmon në të gjitha anët. Nuk mbahet mend një version më i mirë i Karim si “9”, “10” dhe gjithçka që ai dëshiron. Ndërkohë, të rinjtë respektojnë dhe ndjekin formacionin e Solarit. Duke përfituar nga forma shumë e ulët e Marcelo, Reguilón ka qëndruar mirë në anën e majtë të mbrojtjes. Dhe po funksionon.

Nëse e aktivizon atë në Amsterdam, kjo do të thotë të jesh i sigurt. Në atë brez, por në anën tjetër, është Vinícius, i cili i pasuron “Los Blancos”. Ai është vetëm 18 vjeç, por tashmë shihet si buzëqeshja e Real Madridit, që po vjen. Eshtë buzëqeshja e një ekipi, që nuk duhet të mungojë kurrë. Aq më tepër kur tingëllon muzika e Champions-it, që e bën krejt kontinentin ta presë Real Madridin me respekt dhe emocion.

Related posts

Milan-Inter, tjetër pretendim për penallti. Sulmuesi rrëzohet në zonë, por…

Q.Autor

LIVE/ Tottenham-Liverpool, nis magjia në “Wanda Metropolitano”

Delo.autor

NGA FERRI NË PARAJSË/ MARTIAL hiqet nga merkatoja, Man United i ofron…

Isa.Autor

Leave a Comment