Futboll Sport

RONALDO DHE PERANDORIA E TIJ/ Multimilioner edhe pa gjuajtur topin (FOTO)

Cristiano Ronaldo është cilësuar si një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në planet. Por pavarësisht kësaj ai nuk grumbullon të ardhura vetëm nga futbolli, pasi siç raportohet ai merr 27 milionë euro çdo vit në Seria A, por pjesa tjetër e të ardhurave grumbullohet nga marrëveshjet e sponsorizimeve, konkretisht:

Nike – 781 million euro

Një ndër marrëveshjet më të mira të CR7 është me markën e mirënjohur të veshjeve sportive, e cila ka nisur në vitin 2003 dhe vazhdon edhe sot. Tre vite më parë portugezi firmosi një kontratë për të gjithë jetën me markën Nike, duke u bërë lojtari i tretë që realizonte diçka të tillë pas LeBron James dhe Michael Jordan.

Castrol – 14 million euro

Marrëveshja me Castrol është realizuar në vitin 2009-të, kur ai firmosi një kontratë dy vjeçare me kompaninë e karburantit. Si ambasador i markës portugezi fitonte 7 milionë euro para se ta rinovonte kontratën ne 2011 duke dyfishuar shifrat.

ZTE – 4 million euro

Ronaldo ka arritur marrëveshjen me kompaninë kineze të telekomunikacionit ZTE në vitin 2017-të. Marrëveshja do të zgjaste vetëm një vit dhe ylli portugez u bë pjesë e disa reklamave.

EA Sports 

Ronaldo u bë ylli i kopertinës së lojës FIFA edicioni 2018, një vit më parë Marco Reus ishte fotografuar në kopertinën e kutisë pasi fitoi një votim publik.

Emporio Armani – 3.8 million euro

Në vitin 2010, ylli portugez nënshkroi një kontratë katër vjeçare me Emporio Armani nga e cila fitonte më pak se 1 milion paund. Ai ishte imazhi i linjës së të brendshmeve në koleksionin pranverë-verë 2011. Interesant mbeti fakti se në 2013-tën ai lançoi linjën e vet të të brendshmeve duke menduar se mund të fitojë më tepër duke “ecur i vetëm”.

Herbalife – 1.95 million euro

Në 2013-tën firmosi një marrëveshje me një korporatë globale marketingu Herbalife. Kontrata kishte kohëzgjatje 5 vjeçare, fitonte 400.000 euro në vit dhe mori pjesë në disa reklamat ndryshme.

KFC – 1.7 millionë euro

E besoni apo jo, Ronaldo ka qenë një ndër imazhet e rrjetit të fast-food, KFC Arabia, mes viteve 2013-të dhe 2016-të. Ai fitonte 600.000 euro në vit.

Clear Shampoo – 1.5 million euro

Si ambasador i markës “Clear Shampoo” ai realizoi disa reklama në vitin 2014-të.

PanzeerGlass – 780 mijë euro

Një tjetër marrëveshje e majme me kompaninë e kujdesit të lëkurës “PanzeerGlass” në vitin 2017-të, teksa kompania e përdori imazhin e tij për të dizenjuar produktet e saj.

American Tourister – 312 mijë euro

Ronaldo u bë ambasador global i markës së valixheve “American Tourister” në vitin 2018-të.

Egyptian Steel – nuk dihen të ardhurat

Për të promovuar industrinë e metaleve në Egjipt, në 2017-të u zbulua partneriteti me Cristiano Ronaldo, por nuk dihet sa ai përfiton nga kjo marrëveshje.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Jurgen Klopp është “macja e zezë” për Pep Guardiola!!!

Q.Autor

“ÇMENDET” JUVENTUSI/ Gati mega-oferta për mesfushorin finalist në Kupën e Botës

Isa.Autor

KATASTROFË/ Neymar dëmtohet rëndë dhe humb Kupën e Amerikës

Delo.autor

Leave a Comment