Futboll Sport

RRËFEN PRAPASKENAT/ Paul Scholes: Mourinho e projektoi me mjeshtëri largimin e tij nga Manchester Unitedit

Legjenda e Manchester United Paul Scholes insiston se Jose Mourinho është shkarkuar nga klubi me paramendim.

Mourinho është larguar në mesin e dhjetorit të kaluar pas një starti jo të mirë të sezonit dhe u kompensua me 17 mln euro.

Scholes ishte një nga kritikët më të ashpër të Mourinho-s gjatë dy viteve të fundit.

“Mendoj se Mourinho nuk donte të ishte aty,” shprehet ai. “Ai e ka projektuar në mënyrë të përsosur largimin e tij.

“Konferencat për shtyp ishin të turpshme, negative, dukej që në javët e fundit lojtarët nuk donin të luanin më për të. Në fund ndodhi gjëja e duhur.”

Ish-mesfushori i Djajve mendon se ai filloi të projektonte largimin e tij kur prishi marrëdhëniet me kapitenin e klubit Antonio Valencia, me të cilin Scholes ka luajtur që nga viti 2009 deri më 2013.

“Ai prishi marrëdhëniet me Valencia-n, një nga njerëzit më të mirë në botë. Është e pamundur të prishësh marrëdhëniet me të. Kjo tregoi se kishte diçka që nuk shkonte.”

Related posts

Igili Tare udhëton në Rusi/ Drejtori sportiv i Lazios gjurmon “luanin” e ardhshëm

Sadik.Autor

KA MBËRRITUR PËR VIZITAT MJEKËSORE/ Ish-mesfushori i Milanit pranë kalimit te klubi në pronësi të Berluskonit

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Vllaznia. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment