Champions League Futboll Sport

FITOI CHAMPIONS-IN/ Coutinho zbulon të ardhmen: Do të kthehem tek Barcelona dhe …

Philippe Coutinho nuk është i sigurt se çfarë e ardhmje e pret përpara, pas kthimit të tij në Barcelonë nga Bayern Munich. Braziliani e përfundoi huazimin te bavarezët, duke fituar Champions-in në finalen ndaj PSG, të dielën. Ai pritet të kthehet te Barcelona, në pronë të së cilës është, ndërkohë që ka pasur interesime nga Premier League për të.

Coutinho, i cili e nisi nga pankina kundër PSG, tha se ishte i etur për një sezon të fortë 2020-2021, por nuk është i sigurt se ku do të jetë: “Unë nuk kam menduar për këtë. Duhet të kthehem te Barcelona dhe të punoj shumë, për të pasur një sezon të shkëlqyeshëm. Nuk e di nëse do të qëndroj te Barcelona”.

Pavarësisht një nate të errët në finale e Champions-it, Coutinho foli me superlativa për bashkëlojtarin në kombëtare, Neymar, i cili shpërtheu në lot pas ndeshjes: “Unë i thashë që kishte zhvilluar një sezon të shkëlqyeshëm. Ai duhet të luftojë, sepse do të bëhet më i miri në botë”

Related posts

NDRYSHIME TË SHUMTA/ Dy lojtarë nga Kombëtarja A dhe një talent nga Benfica, Bushi publikon listën e Shpresave

Delo.autor

KINEZËT KËRKJONË YLLIN E MILANIT/ “Kuqezinjtë” duan gati 3-fishin e shumës së shpenzuar

Delo.autor

Bayerni shpallet kampion/ Heynckes: I dërgoj Ancelottit…

Sadik.Autor

Leave a Comment