Futboll Premier League Sport

RRUGËTIMI I VËSHTIRË PËR SALAH/ Debutimi si 15-vjeçar, lotët në ndeshje dhe udhëtimet e gjata për në stërvitje

Rruga e Mohamed Salah drejt suksesit global ka qenë e gjatë dhe e vështirë pasi sulmuesi i Liverpoolit e kishte nisur karrierën e tij në një ambient jo edhe aq luksoz, me klubin El Mokawloon.

Pikërisht për shkak të këtij fillimi, ai është bërë lojtari që është sot. 26-vjeçari nuk e ka harruar asnjëherë prejardhjen e tij, edhe pas lavdërimeve dhe çmimeve të prestigjioze që i ka marrë vitin që kaloi.

Ai ishte detyruar të punonte shumë, më shumë se të tjerët, për të arritur deri në këtë pikë të karrierës së tij. Puna që e formoi atë kur ishte i ri tani e ka shndërruar në njërin nga lojtarët më të dashur në futboll.

Mohamed Radwan, njeri që ia dha Salahut paraqitjen e parë si futbollist profesionist, ka treguar për talentin e rrallë që e kishte parë në takimin e tij të parë me futbollistin egjiptian.

“Në vitin 2008, unë isha trajneri i ekipit të parë të El Mokawloon dhe vendosa ta shikoja ndeshjen e ekipit u-16 kundër Al Ahlyt. Ndihmësit e mi ishin të interesuar për lojtarët e rinj. Në atë ndeshje, Salahu ishte i mrekullueshëm dhe ai e mori vëmendjen time”, ka thënë Radwan.

“Unë vendosa menjëherë ta merrja atë në ekip të parë. Pasi që ai ishte vetëm 15-vjeçar, trupi i tij nuk ishte plotësisht i formësuar kështu që ne punuam në një program të veçantë për të. Në vitin 2008, ai e luajti ndeshjen e tij të parë dhe ishte kundër Enppis”.

“Salah po stërvitej dhe unë i thashë se ai do të luajnë. E pyeta se a ishte i frikësuar, por ai më tha që nuk ishte. Mo Salah e ka shpejtësinë, talentin e nevojshëm dhe vendimi që e mora unë ishte vetëm ta fusja një lojtar të talentuar në ndeshje”.

Edhe Ahmad Saad, ish-bashkëlojtar i Salahut, ka rrëfyer për këto përvoja të hershme me Salahun si futbollist.

“Në ndeshjen e parë me ekipin u-16, ai luajti shumë keq dhe pas pjesës së pari trajneri e ofendoi atë dhe ai filloi të qante. Mirëpo, në pjesën e dytë ai arriti t’i shënonte tri gola. Ai ëndërronte të bëhej profesionist jashtë Egjiptit, ndërsa ne të tjerët ëndërronim të luanim për klubet e mëdha këtu”.

Këto ëndrra të Salahut më vonë u plotësuan pasi që ai luajti për klube si Baseli, Chelsea, Fiorentina e Roma para se të transferohej në Liverpool. Mirëpo, siç tregon një shok i Salahut, Shefif Alaa, ai nuk e arriti këtë gjë me lehtësi.

‘Trupi i tij ishte i hollë, por i fortë. Ai kalonte rreth tri orë çdo ditë në transport publik për të arritur deri te kampi stërvitor për shkak të distancës së madhe. Ai madje ecte mbi kodër rreth një kilometër për të arritur te fusha ku stërviteshim ne”.

Related posts

ZHBLLOKIMI PËR MERKATON E JANARIT/ Merret vendimi për mesfushorin Çinari, ja kur mund të luajë për Partizanin…

Delo.autor

Torino arrin marveshjen me qëndërmbrojtësin e Santos

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus tentoi t’i merrte Atletico-s goditjen e janarit, por Lyon nuk…

Delo.autor

Leave a Comment