Futboll La Liga Sport

BARCELONA THYEN “MALLKIMIN”/ Messi dhe “perla” e Suarez likuidojnë Getafen

Barcelona më në fund e theu mallkimin e ndeshjes së parë të vitit. Ndryshe nga katër vitet e fundit, katalanasit fituan në transfertë mbrëmjen e sotme, 1-2 ndaj Getafes, në takimin e javës së 18-të.

E gjithë ndeshja në fakt, u vendos me golat të shënuar në pjesën e parë. Leo Mesi zhbllokoi shifrat në minutën e 20-të, duke përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes vendase.

Më pas, nëm inutën e 39-të, ishte Luis Suarëez që dyfishoi me një të djathtë të fuqishme e precize nga jashtë zone. Mata ngushoi shifrat për Getafen në minutën e 43-të, por vetëm kaq.

Barcelona arriti fitoren e 12-të në 18 takime, dhe tashmë e sheh veten në vendin e parë, me 40 pikë, 5 më shumë se Atletiko e vendit të dytë, ndërkohë që diferenca me Realin shkon në 10 pikë.

Related posts

Betejat në Shkodër e Kamzë, trajnerët zgjedhin ”luftëtarët”

Sadik.Autor

U PEZULLUA NGA EKIPI I PARË I TEUTËS/ Mbaron “dënimi” për sulmuesin e durrsakëve

Delo.autor

MILAN-LAZIO/ Pas 10 minutash lojë, sulmuesi Rebic zhbllokon sfidën për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment