Gossip

SURPRIZAT NUK MUNGOJNË/ Habit pornostarja e njohur: Goditja me kokë e Zidane, gjëja më emocionuese e futbollit (VIDEO)

Ish-aktorja pornografike, Mia Khalifa, ka hartuar listën e lojtarëve të saj të preferuar, duke përfshirë australianin Mooy mes Zidane dhe Beckham.

Pasioni i Mia Khalifa për botën e futbollit tani është i njohur, por ish-aktorja pornografike, e intervistuar nga “Arsenal TV”, ka zbuluar listën e lojtarëve të saj të preferuar. Dhe surprizat nuk mungojnë.

Mia Khalifa, në fakt, mes Zinedine Zidane dhe David Beckham, zgjedh një të tretë, australianin Aaron Mooy, lojtar i Huddersfield, të cilin e krahason me një basketbollist: “Ai është Kawhi Leonard i futbollit. Sillet sikur ai, është pak i turpshëm dhe i vështirë. E vështirë ta mbani mend, por është një djalë i mirë”.

Emrat e Beckham dhe Zidane janë më të dukshëm, edhe nëse ato përzgjidhen për arsye krejtësisht të ndryshme nga pornostarja në fjalë: “Më duhet t’ju them Becks, sepse jam vajzë. Zinedine Zidane më pëlqen, sepse e dua dhunën. Goditja e tij me kokë e vitit 2006 (ndaj Materazzi, në Botërorin e Gjermanisë) ishte gjëja më emocionuese që kam parë ndonjëherë në një lojë futbolli”.

Vetëm kohët e fundit, Mia Khalifa ka pranuar se është një tifoze e madh e West Ham për shkak të filmit “Green Street Hooligans”.

Related posts

GEORGINA SHTATËZANË? Partnerja e Ronaldos pozon me rrobabanjo dhe fansat direkt sytë tek barku (FOTO)

Delo.autor

E PABESUESHME NË AMERIKË/ 90-vjeçari kapet me doping, por pasi rezultoi… (FOTO)

Delo.autor

RONALDO U SHPALL “LOJTARI I SHEKULLIT”/ Por Georgina Rodriguez i “çmend” të gjithë me fustanin provokues (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment