Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Sarri: Chelsea ka nevojë për një sulmues, ne duhet të

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka thënë se skuadra e tij ka nevojë për një sulmues.

Italiani e pëlqen Gonzalo Higuainin, i cili aktualisht është në Milan në formë të huazimit nga Juventusi deri në fund të këtij stinori.

“Klubi i dinë opinionet e mia”, ka thënë Sarri.

“Mendoj se kemi nevojë për diçka më shumë. Kjo varet nga bordi, jo nga unë”.

“Ne duhet të tentojmë që t’i zgjidhim problemet tona. Ne ishim në kontrollim të secilës ndeshje në kohët e fundit, mirëpo e kishim të vështirë që të shënojmë të parët”.

Skuadra londineze mbrëmë ka barazuar pa gola ndaj Southamptonit në kuadër të xhiros së 21-të në Premierligë, dhe aktualisht është në pozitën e katërt me 44 pikë.

Chelsea dje arriti marrëveshje me Borussia Dortmundit për talentin amerikan, Christian Pulisic, i cili do të mbetet në Gjermani deri në fund të këtij stinori, mirëpo Sarri dëshiron edhe një sulmues tjetër në këtë afat kalimtar.

Klubi anglez derdhi në arkat e Dortmundit 64 milionë euro për Pulisicin.

Related posts

TË VAKSINUAR ME TË DYJA DOZAT/ Klubi i Serisë A raporton raste të reja me COVID-19

Delo.autor

PO SHIJON PUSHIMET NË KROACI/ Gjimshiti romantik, shkëmben puthje me partneren në perëndim të diellit (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Ja momenti kur skuadra e Burrelit niset drejt kryeqytetit me këngë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment