Futboll Seria A Sport

“SHUMË ZHURMË PËR ASGJË”/ Zbulohen PRAPASKENAT mes Milanit dhe CHELSEA për Higuain

“Shumë zhurmë për asgjë”, shkruante William Shakespeare dikur, në një nga shfaqjet e tij më të famshme. E pra, një përmbledhje e tillë poetike mund të bëhet për rastin e merkatos së këtij janari, e cila ka si protagonistë Gonzalo Higuain, Milanin, Juventusin dhe Chelsea.

Po, sepse pas kritikave që sulmuesi argjentinas mori nga drejtuesit e klubit kuqezi dhe interesit të fortë të Chelsea (nxitur kryesisht nga Maurizio Sarri), goditja e madhe mund të rezultojë shumë shpejt në një “rrugë qorre”.

Siç është raportuar nga “Tuttosport”, Chelsea ka dështuar për t’i kënaqur kërkesat e Milanit dhe veçanërisht të Juventusit (bardhezinjtë kanë kartonin e “Pipita”).

“Blues” kanë propozuar vetëm një huazim deri në fund të sezonit për Gonzalo Higuain. Një zgjidhje, që nuk i përshtatet asnjërës nga palët e përfshira në operacion. Edhe vetë trajneri Maurizio Sarri e do të plotë transferimin e Higuain në “Stamford Bridge”.

Menaxhmenti i Chelsea, megjithatë, nuk është më i gatshëm të investojë shuma të mëdha për lojtarët jo të rinj. Ai donta ta kënaqte trajnerin Sarri, por jo në të gjitha kushtet e mundshme. Dhe kështu, deri më sot, zgjidhja më e mundshme është qëndrimi i “Pipita” në Milano.

Aty duhet të “driblojë” fjalët e Leonardos dhe të tregojë vlerën e vërtetë si Gonzalo Higuain, me ngjyrat kuqezi. Zgjidhja është e preferuar edhe nga Gattuso, edhe nga Leonardo, të cilët nuk kanë parë një alternativë tjetër të vlefshme në merkato, në këtë moment.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një krosimi nga Sancho, sulmuesi Abraham ndëshkon për “Tre Luanët” (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ja momenti kur Neymar humb rastin e artë me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

DASHURI SEKRETE NË “SANREMO”/ Futbollisti i Milanit përflitet për një lidhje me yllin e muzikës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment