Tennis

SKANDAL NË SPANJË/ 11 tenistë profesionistë nën pranga për trukimim e ndeshjeve (VIDEO)

Nuk kanë të ndalur skandalet në truimet ku përfshihet bota e sportit, ku më parë ka pasur edhe shumë të arrestuar.

Shpeshherë kemi dëgjuar që bëhet fjalë për botën e futbollit, por tashmë trukimet kanë marrë shtrirje më të gjerë. Në këtë skandal janë përfshirë edhe 11-të tenistë profesionistë të cilët janë arrestuar. Garda Civile Spanjolle në bashkëpunim me Gjykatën e Lartë Spanjolle kanë arritur që të përfundojnë me sukses një operacion madhor në ndalimin e këtyre akteve të paligjshme.

Ata kanë arritur që t’i japin fund nnjë rrjeti të gjerë i cili kishte si qëllim trukimin e ndeshjeve. Ky rrjet, kishte një shtrirje aq të gjerë, saqë ata kishin krijuar lidhjet me tenistët profesionistë dhe këta të fundit kishin dakordësi që të plotësonin kushtet e tyre dhe në këmbim do të merrnin shuma të konsiderueshme parash.

83 të dyshuar bashkë me 11-të tenistët tashmë janë vënë në pranga, ndërkohë që policia spanjolle ka hetuar 11-të shtëpi duke sekuestruar 167 mijë euro, karta krediti, makina luksoze, si dhe 50 pajisje ekeltonike. Gjithashtu nuk kanë lënë pa bllokuar edhe plot 42 llogari bankare deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Related posts

NIS GRAND SLAM “US OPEN”/ Flet tenisti Roger Federer: Ekipi im është familja ime e dytë, ja objektivi…

Delo.autor

ËSHTË NUMRI 1 NË BOTË NË TENIS/ Rrëfen Nadal: Mua dhe Federer mos na krahasoni me ata të dy…

Delo.autor

REKORDMENI I TENISIT/ Roger Federer zbulon: Ja dy objektivat e mi për vitin 2020

Delo.autor

Leave a Comment