Futboll Kategoria Superiore Sport

MINIFAZA PËRGATITORE NJË DËSHTIM/ Drejtuesit e Luftëtarit lënë ekipin në rrugë (FOTO)

Luftëtari po has vështirësi të paimagjinueshme në këtë fillim viti. Sikur të mos mjaftonin problemet financiare, anulimi i minifazës përgatitore në Greqi për shkak të kushteve të njëjta atmosferike si në Shqipëri, bëri që gjatë kësaj jave të ketë probleme të mëdha për stërvitshmërinë e skuadrës.

Tre fusha që janë në dispozicion të Luftëtarit: stadiumi “Gjirokastra”, kompleksi “Lefter Millo” në Dervician dhe kompleksi “Fusha e Vjetër” që është me bar artificial, kanë qenë të mbuluara me dëborë gjatë ditëve të fundit, duke e bërë të pamundur stërvitjen normale të ekipit. Trajneri Mezani është munduar të stërvisë ekipin në pallatin e sportit, por duke qenë parket, lojtarët kanë shfaqur probleme. Disa kanë ndjerë shqetësime në tendinë dhe të tjerë në rrëzat e kofshave.

Sot (e enjte) Luftëtari nuk ka zhvilluar asnjë seancë, pasi të gjitha fushat kanë qenë sërish me dëborë dhe ngrica. Duke parë edhe dëmtimet e lojtarëve, ekipi është lënë pushim për të mos rrezikuar lojtarët dhe me shpresën që deri nesër (të premten) një nga fushat do të jetë gati.Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, çuditërisht nuk po merr asnjë masë për t’i krijuar kushtet më minimale skuadrës, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të trajnerit Mezani. Situata është kaotike, por gjithsesi stafi teknik shpreson që të zgjidhet sa më shpejt, pasi minifaza po shkon drejt dështimit.

Related posts

Pochettino: Dembele si Ronaldinho dhe Maradona

Q.Autor

“OSE KËTË VERË, OSE…”/ Neymar dhe premtimi që e bindi të mos shkonte te Reali

Delo.autor

MENAXHERI I RI I ARSENALIT/ Emery vazhdon dominimin me fitore në Europa Ligë

Isa.Autor

Leave a Comment