Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NË SPANJË/ Një klub në La Liga përjashtohet për 3 vite, duhet të…

Në javët e fundit në Spanjë ka qenë në qendër të vëmendjes një klub i vogël i Segunda Division, Reus Deportiu.

Këtë sezon Reus ka pasur probleme financiare dhe futbollistët nuk janë paguar që në verë.

Në dhjetor situata u bë dramatike dhe sipas rregullores, shumica e ekipit kërkoi prishje kontrate e për pasojë largim.

Ndonëse pa shumë titullarë, Reus respektoi kampionatin dhe mori rezultate shumë të mira, ndërsa para pak ditësh erdhi lajmi i madh: një kompani britanike bleu klubin dhe do të shlyejë gjithë borxhet.

Megjithatë, ligji është ligj dhe prej dy javësh ndeshjet e Reus nuk janë lejuar të luhen.

Sot vendimi drastik: Reus Deportiu përjashtohet 3 vite nga kampionatet spanjolle dhe gjobitet me 250.000 euro, ndërsa më pas do të duhet të aplikojë për ta nisur nga futbolli amator.

Ndoshta një apelim në CAS do të ndryshojë gjithçka, por për momentin Reus është jashtë futbollit, por borxhet e akumuluara që në verë. Pak a shumë si klubet shqiptare, por këtu nuk ka federatë e qeveri që t’i bëjë derman kaosit që sundon në futbollin tonë.

Related posts

LIROHET NGA “BURGU” I CHELSEAT/ Conte zgjedh klubin e së ardhmes, transferohet tek…

Delo.autor

Korçarët në ankth pas vendimit të CAS-it, dy titullarët mbajnë peng “Skënderbeun e ri”

Isa.Autor

Ballack këshillon Chelsean: Hazard duhet joshur, ai e di që është yll…

Isa.Autor

Leave a Comment