Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE/ Tirana fiton me përmbysje, “POKER” golash për 3 pikë jetike

Tirana e nisi me fitore fazën e tretë në Kategorinë Superiore. Përballë Kamzës, në sfidën e javës së 19-të, zhvilluar në shtëpi, ekipi i Memës fitoi me shifrat e thella 4-1, edhe pse jo pa vështirësi.

Pjesa e parë u mbyll në disavantazh, pasi Plaku çoi në avantazh të tijtë në minutën e 31-të, pasi i mori kohën Imamit, dhe mposhti Abibin me një goditje të fortë nga jashtë zone.

Bardheblutë reaguan, dhe në minutën e 39-të, fituan një penallti, ku edhe Beqiri doli me të kuq, pasi u ndëshkua me të dytin të verdhë. Por, nga 11-metra Avdyli priti përballë Ngos.

Gjithsesi, në fraksionin e dytë, Tirana u fut e vendosur në fushë, dhe ia doli të përmbyste. Hasani gjeti golin e barazimit në minutën e 59-të, pas një asistimi fantastik nga Ngo.

Gjithçka u përmbys në minutën e 67-të, pasi Ngo, shleu penalltinë e humbur, dhe shënoi me kokë, pas një harkimi nga Hasani nga goditja e këndit, që në një farë mënyre i shleu borxhin e golit të parë.

Në minutën e 74-t, Ngo bëri përsëri gjithçka mirë me topin e marrë në mesfushë, dhe nxorri sërish vetëm Hasanin me Avdylin, dhe shkodrani nuk fali. “Pokerin” e golave e plotësoi Doka, i cili me kokë shënoi golin e parë sezonal, pas harkimit të Hoxhallarit.

Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Kamza mbetet e parafundit, me 15 pikë.

 

 

Tirana-Kamza 4-1

GOL: Hasani 59′, 74′, Ngo 67′, Doka 76 / Plaku 31′

Karton i Kuq: Beqiri 39′

Related posts

FAKT/ A e dini se kush është PORTIERI i vetëm që e ka fituar “Topin e Artë”…

Isa.Autor

NGA DRONI TEK HEDHJA ME PARASHUTË/ Incidenti që nuk u pa gjatë ndeshjes Gjermani-Francë, disa të plagosur

Delo.autor

Roma gjen zëvendësuesin e Alissonit në Ligue 1, gati oferta…

Sadik.Autor

Leave a Comment