Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Manchester Unitedi dhe Bayern në “LUFTË” për talentin holandez

Disa ditë më parë, holandezja Voetball International ka raportuar mbi interesin e Bayern Munich dhe Manchester United për talentin e PSV Eindhoven Steven Bergwijn.

Tashmë është anglezja Mirror që konfirmon kontaket e United me klubin holandez, duke i kërkuar ta përditësojë për çdo gjë që do të ndodhë deri në fund të merkatos së janarit.

Përveç United, edhe Liverpool me Inter kanë shfaqur interes për 21-vjeçarin, madje disa muaj më përpara.

Tani edhe Bayern kërkon lojtarin, pasi e sheh si pasardhësin ideal të bashkëkombësit të tij Arjen Robben.

Te PSV, Bergwijn ka zhvilluar 17 ndeshje në Eredivisie duke shënuar nëntë gola.

Related posts

PAMJE TË REJA MES DY LOJTARËVE TË ARSENALIT DHE GRABITËSVE/ Mbrojtësi boshnjak nuk frikësohet as nga… thika (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID KËRKON “TOPIN E ARTË”/ Dëshiron Rodrin në ekip

F.autor

Perotti: Nainggolan? Ishte i çmendur, por unë i uroj më të mirën!

Sadik.Autor

Leave a Comment