Futboll Seria A Sport

TIFOZI KUQ E ZI MË I PAFAT/ Tersi i ish-juventinëve: Dua shpagim nga Milan! (FOTO)

Tashmë, në epokën e celularëve “smart” dhe rrjeteve sociale, mjafton një moment, që tifozët të marrin telefonin, të shkrepin një foto dh eta shpërndajnë atë në profilet e tyre për të denoncuar dëmin e pësuar.

Më i fundit mes të zhgënjyerve është një tifoz i Milan, që në të vërtetë duket se nuk i ka mirë punët jo vetëm me kuqezinjtë, por edhe me vetë fatin.

Sikurse dëshmohet nga pretendimi i vetë protagonistit, por edhe nga fotot me të cilat ai shoqëron ankesën, tifozi ka blerë njëra pas tjetërs, dy fanellat më të gabuara të “Djallit”, dhe tashmë kërkon të rimbursohet.

Në fillim fanellën e Leonardo Bonucci, më pas atë të Gonzalo Higuain. Herën tjetër që Milan do të blejë futbollistë nga Juventus, tifozët kuqezi do ta mendojnë gjatë përpara se të blejnë bluzat e reja.

“Kërkoj zyrtarisht një shpagim në dëm të AC Milan”, ka shkruar ironikisht një tifoz në llogarinë e tij në “Instagram”, duke postuar fotot me të dyja fanellat e çuara dëm.

Related posts

VAZHDOJNË ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Juventusi synon të transferojë yllin francez…

Delo.autor

FLET LEGJENDA E BARÇËS XAVI/ “Neymari mund të bëhet si Messi, e jo Mbappe“

Isa.Autor

“U ZGJOVA ME 18 TË VDEKUR”/ Një javë në koma, ish-trajneri i Dinamos rrëfen tmerrin

F.autor

Leave a Comment