Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” gati oferta për talentin e Benficas, ja shifra marramendëse

Sipas Sky Italia, drejtuesit e Juventus janë takuar me Luis Filipe Vieira, presidentin e Benfica-s, dhe agjentin Jorge Mendes për të diskutuar blerjen e 19-vjeçarit Joao Felix.

Felix ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane dhe thuhet të jetë takuar me Manchester United dhe Manchester City-n disa ditë më parë.

Joao Felix ka luajtur si sulmues i dytë në formacionin 4-4-1-1 të Benfica-s dhe mund të jetë pasardhësi ideal i Paulo Dybala-s.

Portugezi ka gjeneruar interes të madh për shkak të qetësisë së madhe përpara portës.

Në Liga NOS këtë sezon, Joao Felix ka shënuar tetë gola duke përgatitur pesë të tjerë, shifra të rëndësishme për një 19-vjeçar.

Bardhezinjtë janë gati të ofrojnë 120 milionë euro për portugezin dhe shitja e Dybala-s në verë do t’i mundësonte fondet.

Related posts

I LIND GRUAJA/ Titullari i “Axurrëve” braktis grumbullimin përpara ndeshjes ndaj Polonisë

Delo.autor

RUSI 2018/ Low konfirmon: Neuer vetëm si nr. 1

Sadik.Autor

NJERI I SHKËLQYER/ Rënia një divizion më poshtë, ja veprimi për tu duartrokitur i MODRIC (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment