Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Milan-Piatek: ja formula e marrëveshjes! Miliona euro kursehen vetëm nga paga e tij

Krzysztof Piatek është zgjedhja e parë e Milanit për të zëvendësuar Gonzalo Higuain, i destinuar për Chelsean. Me largimin e “Pipita”, klubi i Milanit do të shpëtojë disa milionë euro, i cili do të përdoret vetëm sulmuesin e Genoas. Tashmw polaku ka një marrëveshje me kuqezinjtë me kontratë 5-vjeçare, me pagë prej 1.8 milionë euro neto për sezon. Tani vetëm marrëveshja mes dy klubeve mungon, por duket se kanë gjetur formulën e duhur për ta mbyllur.

FORMULA – Kjo është raportuar këtë mëngjes nga La Gazzetta dello Sport, e cila shpjegon se marrëveshja duhet të vijë mbi bazën e një huazimi me detyrim blerje, me pjesën tjetër të 40 milionë eurove të kërkuara nga Preziosi që do të paguhet nga Milani në këste. Kjo formulë duhet të zbatohet edhe për UEFA-n, e cila vazhdon të mbajë një sy tek “Djalli” dhe investimet e tyre në merkato.

TAKIMI – Fjala e fundit për këtë operacion do t’i përkas Gazidis-it, i cili do të duhet të japë dritën e jeshile në takimin vendimtar. Një takim i parë mes dy klubeve duhet të zhvillohet sot ose më së shumti në orët e ardhshme pasi Preziosi është në Milano dhe pastaj takimi midis palëve mund të vendoset tashmë gjatë ditës. Në Genoa janë duke pritur për një telefonatë dhe një ofertë nga milanezët. Takimi dhe oferta zyrtare pritet të formalizohen shumë shpejtë.

Related posts

Shpërthen drejtori i Romës: Po të ishte VAR-i, finalja do të ishte ndryshe

Sadik.Autor

REZULTATE NEGATIVE NË KAMPIONAT/ Arsyet pse tifozët e Manchester Unitedit i urrejnë pronarët e klubit

Delo.autor

NGA KAMPIONË KATEGORINË E DYTË/ Tifozët e Shkëndijës tallen me Vardarin. Shikoni çfarë i bëjnë skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment