Boks

SONDAZHI ONLINE/ Tifozët zgjedhin “Knock Out-in” më të mirë për 2018 (VIDEO)

Viti 2018 ka qenë fantastik për botën e boksit, për boksierët e përfshirë, dhe mbase për tifozët e zjarrtë.

Rikthimi i Tyson Fury dhe barazimi i tij ndaj Deontay Wilder, arritja e Anthony Joshuas për t’u bërë kampion i unifikuar i botës, Tony Bellew që e çoi në pension David Hayen, para se të pensionohej edhe vet pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk, ishin ngjarjet më të veçuara në boksin e kategorisë së rëndë vitin që lamë pas.

ËSHTë bërë një sondazh me tifozët për të zgjedhur online “KO” më të mirë të vitit 2018.

Dhe natyrisht pati nëntë nominime, përfshirë “KO” i Dereck Chisores ndaj Carlso Takam, i Deontay Wilderit ndaj Luis Ortiz dhe i Usykut ndaj Bellewit në nëntor.

“KO” më i mirë u zgjodh i Whyte ndaj Lucas Brown, pasi mori 22 për qind të votave, më së shumti. Pra, 47 mijë vota në total.

Noakuti tjetër i Whyte, këtë herë ndaj Chirosës, u rendit i dyti më 17 për qind të votave.

Ndërsa, vendin e tretë e zuri Alexander Povetkin me nokautin e tij ndaj David Price.

Related posts

RIVALI I ARDHSHËM I “NOTORIOUS”/ Donald Cerrone: McGregor bën si “zonjë e parë”…

Delo.autor

Medalja e parë në boksin e femrave, Shqipëria gjen kampionen

Sadik.Autor

NUK TALLET PËR REVANSHIN/ Nunes: Këtë herë do ta lë Cyborg të presë 2 vjet

Delo.autor

Leave a Comment