Futboll La Liga Sport

TRANSFERIMI I BUJSHËM TEK BARCELONA/ De Jong në historinë e futbollit holandez

Barcelona ka mbyllur me sukses operacionin që të dërgonte te mesfushori i Ajax-it, Frenkie de Jong.

Katalanasit kanë paguar plot 75 milion euro për kartonin e 21 vjeçarit, ndërkohë që 11 milion euro të tjera do të derdhen në arkat e holandezëve në formë shpërblimi. Si rezultat, 21-vjeçari është bërë lojtari më i shtrenjtë holandez ndonjëherë, duke eklipsuar 84.4 milionë euro të paguara nga Liverpool-i për Virgil van Dijk.

Kampionët e La Liga bindën adoleshentin de Jong të pranonte ofertën e tyre, me një pagë prej 16 milion euro në sezon, duke hedhur poshtë rivalitetin e Manchester City-t dhe PSG-së.

Një transferim për të tashmen dhe të ardhmen e Barcelonës, e cila shikon te De Jong një produkt autentik të futbollit hollandez, i ngjashëm me atë të legjendës katalanase, Johan Cruyff.

Related posts

LUHET SUPERSFIDA JUVENTUS-LACIO/ Zbulohet arbitri që do vendosë drejtësi. Ja precedentët

Delo.autor

E kapi prej fyti, por sot Gatuzo dhe ish-ndihmës trajneri i Totenhemit pozojnë bashkë

Sadik.Autor

Chelsea gjen zëvendësuesin e Thibaut Courtois tek Stoke City

Sadik.Autor

Leave a Comment