Futboll Seria A Sport

“VAZHDOJMË PROÇESIN E RRITJES SI EKIP”/ Flet Conte pas triumfit: Kishim një dëshirë të madhe për të fituar, dëshironim

Interi mposhti në shtëpi Spalin ditën e sotme me rezultatin 2-1, duke marrë kështu kreun e renditjes pas barazimit të Juventusit ndaj Sasuolos.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Sky Sport” ka folur Antonio Konte, i cili është shfaqur i kënaqur me ekipin e tij. “ Ne kemi punuar shumë që nga dita e parë pa u mërzitur, dhe mendoj se kemi bërë një punë të shkëlqyer. Ne duhet të rritemi akoma më shumë si ekip, është për të ardhur keq që rrezikojmë kaq shumë, kur mund ta kishim mbyllur ndeshjen më parë.

Sot kishim një dëshirë të madhe për të fituar, dëshironim të shfrytëzonim gabimin e Juventusit. Megjithatë ne duhet të shikojmë vetëm veten tonë, dhe të vazhdojmë procesin tonë të rritjes si ekip.

Merkato e janarit? Nuk mendoj se është e drejtë, që të flasim  që tani për merkaton e janarit. Në disa pozicione kemi mangësi të mëdha, por unë kam marrë përgjigje të shkëlqyer nga të gjithë. Për merkaton mund t’iu flasin drejtuesit. conte

Vidal? Mund të flas për të pasi kisha kënaqësinë ta stërvitja atë për tre vite, kur ai ende nuk ishte Vidali i vërtetë. Kam punuar me të për tre vjet, dhe ai gjithmonë ka dhënë gjithçka për mua, njësoj si të tjerët.

Sulmi? Lautaro po rritet shumë, sepse ai jeton për golin. Unë kam qenë i qartë me ta, duke iu thënë se sulmues kryesor është ai që luan për ekipin. Lukaku ka zhvilluar një tjetër ndeshje të shkëlqyer. Të dy këta futbollistë janë të rinj dhe mund të rriten akoma më shumë.”, u shpreh Konte.

Related posts

Zbulohen detaje të reja rreth transferimit të Ledian Memushajt te Bari

Q.Autor

E BUJSHME/ Pogba do Juventusin, ka informuar Man United se do të largohet

Isa.Autor

Interi siguron “Militon e ri” që pritet të zbarkoj në “Giuseppe Meazza”

Sadik.Autor

Leave a Comment