Futboll Sport

TRONDITET KOMBËTARJA/ Ndërron jetë në moshën 66 vjeçare ish futbollisti (FOTO)

Vasillaq Zëri ka luajtur si sulmues me skuadrën e Dinamos, gjatë periudhës 1974-1983, por edhe me Kombëtaren në periudhën 1976-1982.

Vasillaq Zëri i datëlindjes 1952, një karrierë e filluar në moshën të re për tri vite me “Shkëndijën” (1970-1973) dhe 21 vjeç titullar me Dinamon.

Produkt i shkollës së parë të futbollit, i transferuar te Dinamo, Zëri është vlerësuar si një ndër futbollistët me një arsenal unik, shumë të madh teknik, aftësi të rralla dribluese, me veprime magjike në zona të ngushta. I paparashikueshëm, një lojë plot art e fantazi. Përdorues i mirë i të dyja këmbëve, me një vizion periferik të admirueshëm, nuk ka lënë asnjë kundërshtar pa e dribluar.

Me numrin 9, ndaj Ajaksit në “Qemal Stafa”, ishte i pakapshëm duke i habitur holandezët, që në Amsterdam e pritën si një yll i ardhshëm i tyre. Në Shkodër, ndaj Vllaznisë në një ndeshje kupe, takimi i dytë, ka shënuar golin më spektakolar në minutën e 119-të, kur dribloi disa kundërshtarë.

Related posts

Tottenham kërkon shumën marramendëse nga Real për të lënë të lirë Eriksen

Sadik.Autor

DEL HAPUR, TREGON DHE TË ARDHMEN E IBRAHIMOVIC/ Pioli: Ky është Milani im!

Delo.autor

KONFERENCA E LAMTUMIRËS/ Barcelona ngre podium gjenial me 34 trofetë e fituar nga Messi

Delo.autor

Leave a Comment