Futboll La Liga Sport

PREZANTOHET TEK ATLETICO/ Morata kthehet në shtëpi: Doja të vija këtu, Juventusi është një…

Atletico Madrid ka prezantuar para gazetarëve Alvaro Moratan. Kanë qenë të pranishëm bashkëshortja Alice me binjakët të veshur me fanellën e babait, Alfonso, babai i sulmuesit, dhe mentori i tij Manuel Brinas. Më pas ishin edhe Andrea Berta dhe Enrique Cerezo, përgjegjësi i transferimit të Alvaros tek Atletico dhe presidenti. Me pak fjalë, një ambient familjar për kthimin e tij në shtëpi.

Cerezo ka kujtuar gjyshin e Alvaros, tifoz i Atleticos, i cili i ka mësuar atij vlerat e klubit bardhekuq. Në videon e prezantimit është treguar edhe abonimi i bërë për ndeshjet e luajtura në “Vicente Calderon” nga i vogli Alvaro, bashkë me disa imazhe të sulmuesit me fanellën e Atleticos.

“Ata që më njohin e dinë se çfarë do të thotë për mua të jem këtu, pjesa e tjetër janë fjalë të kota. Jam këtu, sepse doja të vija këtu. I kisha dhënë fjalën time klubit se do të vija kur të krijohej mundësia. Tani jam këtu dhe pres me padurim të filloj. Nuk ndihem si një lojtar i ri dhe e di se çfarë duhet të bëj”, ka thënë Morata.

Dy ndeshjet e para në shtëpi të Morata-s me Atleticon do të jenë kundër Real Madrid dhe Juventus-it, një sfidë e menjëhershme me të kaluarën. “Nuk është e nevojshme ta them unë se Juventus është një skuadër e madhe. Një rival shumë i fortë. Kam folur me disa ish-shokë të skuadrës këto ditë, por jo për futboll, për jetën. Tani duhet të përqendrohem për këto dy ndeshje të para të mëdha”.

Morata është huazuar për 18 muaj me të drejtën e blerjes të fiksuar në 50 milionë euro dhe me mundësinë që Chelsea ta rimarrë në qershor, por për ta mbajtur. Do të fitojë 9 milionë euro në sezon dhe do të jetë lojtari i dytë më i paguar tek Atletico pas Griezmman dhe para Diego Costas, i cili është i dëmtuar për momentin, por që do të jetë rivali i tij për një vend në sulm te bardhekuqtë dhe te Spanja.

“Diego është një mik, kemi folur dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin kur kemi kaluar momente të vështirë në të shkuarën. Nuk është e thënë që të mos luajmë bashkë”, ka përfunduar Morata.

Related posts

Starova: Humbja mund të ndikojë te Partizani, Skënderbeu i uli autoritetin

Isa.Autor

NGA CUCULI TEK FAZLIU/ Ja 7 ishët e Kategorisë Superiore që u shpallën kampionë me Dritën në Kosovë

Delo.autor

DUELI NË CHAMPIONS/ Man United-Juventus dhe një histori me Zidane në “Old Trafford”

Isa.Autor

Leave a Comment