Futboll Seria A Sport

WANDA TURBULLON UJRAT TEK INTERI/ Ish-sulmuesi zikaltër: Nëse Icardi dëshiron të largohet…

Deklaratat kontraverse të agjentës së Mauro Icardit, Wanda Nara duket se kanë turbulluar ujërat në shtëpinë e Interit.

Drejtuesit zikaltër janë përballë një presioni të vazhdueshëm nga agjentja e kapitenit të tyre, dhe fundi i sezonit aktual mund të jetë ai i “divorcit” mes palëve. Një gjë e tillë është nuhatur edhe nga ish-sulmuesi i Interit, Antonio Cassano, i cili ka pohuar se drejtuesit zikaltër duhet ta shesin një orë e më parë Icardin.

“Nëse Icardi dëshiron të largohet, lamtumirë! E nëse do të kisha një shkop magjik, do ta merrja Higuain nga Milani dhe do ta fusja në skuadrën e Interit për të zëvendësuar Icardi. Pipita është një kampion i madh.“-komentoi “FantAntonio”.

Dy bomberat argjentinas mund të ndryshojnë fanellë në fundin e sezonit aktual, pa përjashtuar merkaton e këtij dimri, pasi kërkohen nga skuadrat më të mëdha të momentit, si  Real Madrid, Barcelona, Manchester United dhe Juventus (Mauro Icardi) dhe Chelsea për Gonzalo Higuain.

Related posts

SFIDA NDAJ YOUNG BOYS NË EUROPA LEAGUE/ Tirana merr vendimin: Asnjë nga lojtarët nuk do të…

Delo.autor

Rakitici: S’e shikojmë MESSIN kur gjuan nga goditja e lirë, thjesht bëhemi gati të…

Isa.Autor

ATLETIKË/ Luiza Gega triumfon në turneun e sallave të mbyllura në Francë

Delo.autor

Leave a Comment