Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SULMUESI SHQIPTAR ARRIN AKORDIN/ Albian Ajeti shumë pranë kalimit në Angli tek…

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Albian Ajeti, është shumë pranë kalimit tek skuadra West Bromwich Albion.

West Brom militon në ligën e dytë angleze, Championship.

Drejtuesit e ekipit anglez kishin rënë dakord që të paguanin shumën prej 7 milion eurosh të kërkuara nga klubi zviceran i baselit , por akoma nuk kishin rënë dakord me lojtarin, pasi Ajeti kërkonte një pagë më të lartë nga sa ofronte skuadra e West Bomit, dhe bisedimet mendohej se ishin bllokuar.

Mirëpo këto ditë bisedimet janë hapur përsëri, dhe çështja e pagës së 22 vjeçarit pritet të zgjidhet shumë shpejt.

Drejtuesit e West Bromit janë duke e ndërtuar një skuadër të re për trajnerin kroat Slaven Bilic, pasi tashmë i kanë transferuar tre lojtarë të rinj në skuadër, Romaine Sawyers, Kenneth Zohore, Semi Ajayi dhe Filip Krovinovic.

Tani, vëmendja e klubit është te ylli i Baselit, Ajeti i cili ka shkëlqyer sezonin e kaluar në Superligën e Zvicrës.

Ajeti bëri një sezon të mrekullueshëm me Baselin, duke i shënuar 21 gola dhe duke dhuruar 11 asiste.

Related posts

LIVE/ Tirana-Laçi, Hoxhallari prek topin me dorë. Kurbinasve iu mohohet një penallti

Delo.autor

HOFFENHEIM – BAYERN MUNICH/ “Bavarezët” kërkojnë fitoren për t’iu afruar kreut (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KËRKOHET NGA JUVENTUS DHE “ZIKALTËRIT”/ Ja ku dëshiron të transferohet mesfushori Eriksen

Delo.autor

Leave a Comment