Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Leclerc optimist: Ferrari në Silverstone si Italia në Europian

Formula 1 rikthehet këtë javë në pistën e Silverstone, ku do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Anglisë. Një pistë favorite për Mercedes, ku synon të lërë gjurmë edhe Ferrari. Ai që shpreson në një podium është Charles Leclerc, që këtë sezon nuk është ngjitru asnjëherë në podium.

“Sigurisht që podium më mungon prej shumë kohësh. Gjithsesi, nëse shoh një foto të makinës së një viti më parë dhe asaj të këtij viti, ndryshimi është i madh. Jemi në rrugën e duhur dhe kemi një grup të fortë që po punon. Nëse ëndërroj podiumin në Silverstonë është një objektiv realist”, tha Leclerc.

“Italia fitoi në Londër edhe ps enuk ishte favoritja kryesore. Një gjë të tillë mund të synojmë edhe ne, për t’u dhuruar tifozëve tanë një kënaqësi. Unë jam i qetë për të ardhmen, pasi ka një energji pozitive dhe me Sainz ndihem mirë, duke punuar së bashku. Unë besoj te projekti Ferrari”, tha Leclerc.

Related posts

JUVENTUS NDEZ MERKATON/ Kërkohet një zëvendësues për Dybala, 3 emra në tavolinë

F.autor

CHAMPIONS/ Barazim në “Paqe”. Caicedo dhe VAR shpëtojnë Lazion në Rusi

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Rashford shënon për vendasit, Klopp “çmendet” me arbitrat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment