Futboll Premier League Sport

YLLI I MAN UNITED/ Rashford dëshiron që mos të transferohet në Real Madrid

Marcus Rashford është duke u përgatitur për t’ia mbyllur derën një largimi të mundshëm në Real Madrid, pasi që ka gjetur formën më të mirë në urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer në Manchester United.

Marcus Rashford është gati që ta shuaj çdo interes të Real Madridit pasi që forma e tij aktuale i thotë atij që të rri në Manchester United.

Anglezi kishte vuajtur për formë që nga koha e Louis van Gaa, i cili ja dha atij debutimin, pastaj njëjtë i kishte ndodhur edhe nën urdhrat e Jose Mourinhos si menaxher.

Nën portugezin, 21 vjeçari ishte një ndër ata yjet të cilët gjithmonë ishin viktimë e konstrukteve taktike, duke mos pasur shumë minuta në supet e tyre, gjë që bëri që ai ta humbet besimin dhe formën.

Kjo bëri që atë ta kërkojë Real Madridi në nëntor, të cilët edhe ishin takuar me përfaqësues të Rashfordit me qëndrimin e tyre që ta dërgonin atë në Bernabeu në verë.

Por, largimi i Mourinhos në dhjetor, Rashfrod ka filluar të shkëlqej nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, duke shënuar dy herë në tri ndeshjet e fundit përfshirë edhe fitoren kundër Bournemouth.

Fitorja në Old Trafford ishte njëra prej ndeshjeve më të mira të Rashfrod ëtë sezon për Red Devils, po ashtu ai dha edhe një asist të mirë për Paul Pogban brenda pesë minutave të parë.

Sipas The Sun, Rashford nuk është më i interesuar që të largohet për në Old Trafford pasi që sheh që pozita e tij në klubin aktual është më e favorshme.

Rashford mori një lëndim të vogël në fitoren kundër Bournemouth, gjë që u zëvendësua në fund, por Solskjaer është i bindur që sulmuesi mund të kthehet shpejt.

Related posts

Karius nuk kursehet, 1800 euro nata në hotel me ish-in e Ronaldos

Sadik.Autor

BARCELONA-NAPOLI/ Pjesa e parë mbyllet me dy penallti, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

“JAP GJITHÇKA PËR FLAMURIN”/ Mesfushori Xhaka në kundërsulm: Ja pse nuk erdha në Kombëtare

Delo.autor

Leave a Comment