Futboll La Liga Sport

PAKTI I FSHEHTË/ “Demi” Lautaro tek Barcelona vitin e ardhshëm. Ja prapaskenat

Lautaro Martinez është emri i parë në listën e dëshirave të drejtuesve të Barcelonës. Sulmuesi argjentinas shihet si lojtari i duhur për të qenë numri 9 i ardhshëm i skuadrës katalanase. Rol, të cilin deri tani e ka bërë një sulmues i klasit botëror si Luis Suarez. Uruguaiani është golashënuesi i tretë i historisë së Barcelonës me 196 gola duke parakaluar legjendën Kubala.

Por mosha po kalon dhe dy operacionet e njëpasnjëshme i kanë detyruar drejtuesit që të mendojnë për pasardhësin e tij dhe ai që pëlqehet më shumë është sulmuesi i Interit. Ky është fakt tashmë dhe dy skuadrat kanë pasur bisedime në të shkuarën. Por efektet që ka sjellë Koronavirusi në klubin katalanas i detyrojnë drejtuesit që të bëjnë llogari.

Të ardhurat kanë rënë, konkretisht 200 milionë euro. Për më tepër mendohet se do të ketë rënie të tjera në të ardhmen. Kjo do të thotë se lëvizjet në merkato duhet të jenë të kujdesshme këtë vit.

BLERJE ME KUSHT – Sipas gazetës “Mundo Deportivo” transferimi i Lautaros te Barcelona do të kryhet me disa kushte. Fillimisht duhet që Interi të ulë pretendimet për kartonin e tij. Barcelona ka arritur të ofrojë 40 milionë euro dhe Xhunior Firpon, diçka që në Milano është konsideruar qesharake dhe drejtuesit e klubit italian kanë menduar:

“Po këta në Barcelonë na dinë për të çmendur?” Përveç këtij fakti, duhet gjithashtu që në repartin e avancuar të ketë largime për t’i hapur vend një lojtari të ri. Në këtë repart janë Leo Mesi, Luis Suarez, Antuan Grizman, Ansu Fati, Dembele dhe Breithueit. Për më tepër do të transferohet edhe Trinçao, me të cilin është arritur marrëveshja. Kjo do të thotë se të paktën dy lojtarë do të largohen. Breithueit dhe Dembele janë më të rrezikuarit.

VITIN TJETËR – Nëse në këtë sezon nuk do të bëhet asgjë për shkak të vështirësive të shumta, drejtuesit e Barcelonës mendojnë që të shtyjnë gjithçka për sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë të gjithë do të jenë të lumtur sepse Lautaro Martinez dhe katalanasit duket se kanë një marrëveshje të fshehtë për 5 vitet e ardhshme me 12 milionë euro rrogë në sezon.

Por Antonio Konte dëshiron ta mbajë të paktën edhe për një vit ku do të kërkojë të fitojë titullin kampion në Serinë A. Barcelona do ta ketë marrë veten nga aspekti ekonomik dhe vitin e ardhshëm do ta ketë më të lehtë që ta bindë Interin.

Gjithashtu, reparti i avancuar nuk do të jetë më i mbipopulluar sepse mund të largohet edhe Luis Suarez drejt Amerikës. Pas një viti të gjithë mund të jenë në një mendje për të bërë një nga transferimet më të bujshme të viteve të fundit. Lautaro Martinez është vetëm 22 vjeç dhe konsiderohet si e ardhmja e sulmit të Argjentinës.

Related posts

ECURIA FANTASTIKE/ Sulmuesi Broja kryeson listën e golashënuesve “Kuqezi”, 19-vjeçari lë pas Uzunin me shokë

Delo.autor

Zinedine Zidane publikon skuadrën me 24 lojtar të Realit për finalen e Championsit

Sadik.Autor

REALI I “FRIKSHËM”/ Ky do të jetë formacioni pas 3 blerjeve të çmendura

Delo.autor

Leave a Comment