Futboll Seria A Sport

YLLI I PSG NUK KA MENAXHER/ Juventusi bën gati planin ambicioz

Ylli i PSG dhe përfaqësueses së Francës, Kylian Mbappe nuk ka asnjë agjent, pasi rolin e menaxherit e luajnë për të riun francez babai dhe mamaja e tij, të mbështetur nga një studio ligjore, në mbrojtjen e interesave të lojtarit deri në këto momente.

Nuk mbaron me kaq, sepse edhe në aspektin e administrimit të të drejtave të imazhit, Mbappe deri në këto momente ka vetëm dy kontrata sponsorizimi, atë me Nike dhe me Hublot të lidhur pas Kupës së Botës. Dy kontrata që për një futbollist të nivelit të tij janë gati të papërfillshme, duke u konsideruar kështu gati i çliruar nga detyrimet e marketingut.

Për këto dy motive shumë të rëndësishme, dhe duke shfrytëzuar faktin që kur ishte më i vogël, Mbappe ishte tifoz i Real Madrid për shkak të idhullit të tij Cristiano Ronaldo, presidenti i Juventus, Andrea Agnelli mund të synojë fuqishëm blerjen e francezit, për ta veshur atë bardhezi, shkruan Calciomercato.com.

Një transferim që do të kishte si pjesë të marrëveshjes edhe ndërtimin e imazhit dhe menaxhimin e të drejtave në aspektin e marketingut të lojtarit, gati inekzistent aktualisht. Me Dybala që mund të shitet eventualisht nga Juve për një shumë rreth 100 milionë euro, Mbappe do të ishte më shumë se një ide për “Zonjën e Vjetër”.

Related posts

“KATAR 2022″/ Kombërtarja merr lajmin e mirë, Anglia humbet portierin titullar, ja shkaku…

Delo.autor

“JU E DINI SE ÇFARË DUHET TË BËNI”/ Ja momenti kur Mancini publikon formacionin pak minuta përpara finales (VIDEO)

Delo.autor

SUPER SFIDA CHELSEA-TOTTENHAM/ Tuchel dhe krahasimi Lukaku-Kane: Janë të ngjashëm në një gjë

Delo.autor

Leave a Comment