Formula 1

BËN PARASHIKIMIN PËR BOTTAS/ Toto Wolff: Nëse nuk fiton mund të largohet nga…

Pas një viti disi zhgënjyes, ku nuk arriti asnjë fitore me makinën kampione Mercedes, piloti finlandez Valtteri Bottas duhet të përmirësohet në mënyrë që të rikonfirmohet në krye të njëvendëshes gjermane edhe vitin 2020 në Formula 1. I këtij mendimi është shefi i Mercedes, Toto Wolff, që ka lëshuar një sinjal për Bottas.

“Ai e ka marrë mesazhin tonë dhe e di se deri ku duhet të shkojë vitin tjetër. Natyrisht që ka nevojë edhe për pak fat, gjë që i mungoi vitin e kaluar. Por ne duam që ai të jetë në gjendje që të duelojë me Lewis Hamilton në garën për titull dhe jo vetëm me atë”, u shpreh Wolff.

“Më tej, Wolff shton: “Ne kemi besim te kapaciteti i tij. Për Bottas nuk ka për të qenë e lehtë, sidomos kur ken ë skuadër një pilot si Hamilton, që tregoi se është më i miri. Por unë besoj se Bottas mund t’ia dalë mbanë. Nëse arrin që të përfitojë e mësojë edhe nga përvoja negative e sezonit të fundit, mund të bëhet kampion bote”.

Related posts

ËSHTË DJALI I LEGJENDËS SË FORMULA 1/ Mick Schumacher shpalos planet e të ardhmes: Ja çfarë synoj vitin tjetër

Delo.autor

Formula 1/ Monako e mbushur plot me personazhe të njohur (FOTO)

Sadik.Autor

PESË VJET NGA AKSIDENTI I FRIKSHËM/ Kryepeshkopi zbulon detaje nga gjendja shëndetësore e Schumacher

Delo.autor

Leave a Comment