Sport Të tjera

VOLEJBOLL/ Derbi Partizani-Tirana në finalen e Kupës së Federatës për femra

Partizani dhe Tirana janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Federatës në volejboll për femra, duke i hapur kështu udhë ditën e diel një derbi të kryeqytetit për trofeun e parë sezonal. Në mjediset e palestrës sportive në Farkë u zhvilluan sot pasdite dy ndeshjet gjysmëfinale për femra (nesër është radha e meshkujve).

Në takimin e parë, Tirana fitoi 3-0 ndaj Barleti Volley. Seti i parë ishte një formalitet për bardheblutë (25-6), por dy setet e tjera ishin me rivalitet, me Tiranën që triumfoi 25-20 e 25-22, duke siguruar finalen. Po 3-0 fiton edhe Partizani, që mposhti Vllazninë, një ndeshje e dominuar nga kryeqytetaset në të trija setet (25-14, 25-15, 25-12).

Related posts

ZYRTARE/ Gara 500 milje e Indianapolisit hap dyert për fansat e automobilizmit

Delo.autor

NUK E DUAN NË “BERNABEU”/ Ekipi anglez sfidon Milan për sulmuesin Jovic

Delo.autor

“FRIKA MË E MADHE NË JETËN TIME”/ Braziliani i Partizanit tregon tmerrin gjatë tërmetit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment