Basketball

NBA/ Snajperi Klay Thompson barazon rekordin historik

Ndeshja mes Golden State dhe Lakers luajtur sot në Los Anxhelos, fituar 130-111 nga kampionët në fuqi të Warriors, ka sjellë edhe një rekord të veçantë për basketbollistin Klay Thompson. Ylli i Golden State në këtë ndeshje realizoi 44 pikë, 30 nga të cilat i realizoi nga distanca.

Interesant fakti që Thompson ishte i saktë në 10 gjuajtjet radhazi nga distanca, duke barazuar rekordin e Ty Lawson në vitin 2011. Thompson tentoi ta thyejë këtë rekord, por gaboi në gjuajtjen e 11-të. Në periodën e tretë ai realizoi 7 gjuajtje radhazi, periodë ku realizoi 23 pikë.

“Nuk kisha arritur kurrë më parë që të realizoja 10 gjuajtje të sakta radhazi nga distanca në një ndeshje. Është diçka e vështirë për t’u arritur. Gjithsesi, jam i kënaqur, pasi këtë gjë e realizova para familjes time”, tha Klay Thompson, që ka lindur në Los Anxhelos.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ FIBA publikon rregullat të cilat hyjnë në fuqi nga 1 tetori

Delo.autor

E PAIMAGJINUESHME/ Njeriu s’ka shkuar KURRË në HËNË, NASA fton yllin e NBA-së t’i tregojë të…

Isa.Autor

NBA/ Boston turpëron Lakers, Milwaukee “fluturon” me Giannis

Delo.autor

Leave a Comment