Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Kante financon kërkimet për ish-shokun e skuadrës

Bota e futbollit dhe jo vetëm është bashkuar në mbështetje të Emiliano Sala, lojtari 28-vjeçar i cili është zhdukur mbrëmjen e së hënës, teksa po udhëtonte me avion drejt Cardiff-it, ekipi që e bleu nga Nantes për 20 milionë euro.

Autoritetet i kanë dhënë fund kërkimeve të enjten pasi nuk kanë arritur të gjejnë asnjë shenjë të avionit, pilotit dhe vetë Sala gjatë tentativave të bëra për katër ditë.

Menjëherë pas këtij vendimi ka ardhur reagimi nga yje të ndryshëm të botës së futbollit që kanë bërë thirrje që kërkimet të vazhdonin. Gjithsesi, njëri prej tyre, N’Golo Kante, ka vendosur të bëjë diçka më shumë.

Mesfushori i Chelsea-t, sipas “TimeSport”, i cili ka luajtur me Sala te Caen në sezonin 2014/15, ka vendosur të kontribuojë financiarisht për të gjetur Emiliano Sala.

Related posts

Atlético, Liverpool dhe Arsenal në luftë për mesfushorin premtues portugez

Isa.Autor

LËSHOHET BOMBA NGA ITALIA/ Juventusi ka gati superofertën për mbretin egjiptian, ja shifra e çmendur

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA TEK ATLETICO/ Morata e kishte kategorikisht të mohuar nga Simeone, ja qëllimi kryesor

Delo.autor

Leave a Comment