Boks

ZBULON SFIDËN E BUJSHME/ Kristian Prenga: Ja pse e refuzova ofertën e Mayweather

Kristian Prenga është sportisti shqiptar i momentit.

Boksieri nga Oroshi i Mirditës ka zgjedhur Kanadanë për të ngjitur shkallët e karrierës, por siç thotë ai pa harruar vendlindjen dhe flamurin kuqezi, të cilat i mban gjithmonë në zemër. Në një intervistë për mediat, ai ka treguar emocionet që po përjeton në ringjet e Kanadasë, si dhe përkrahja që merr nga tifozët vendas dhe jo vetëm.

Mes të tjerash, Prenga ka premtuar se do të rikthehet sërish në Shqipëri për të sjell një duel të peshave të rënda siç thotë ai, teksa ka zbuluar se i ka ardhur një ofertë nga kampioni i peshave të rënda në kategorinë WBC, Floyd Mayweather, por për momentin e ka lënë në sirtar.

Kur shikoj shqiptar është një përgjegjësi shumë e madhe, pasi nëse humbas do të humbin të gjithë. Pra duhet të fitoj më shumë për ata se për vete. Ndërsa për kanadezët nuk e di se pse më përkrahin aq shumë, por mënyra se si boksoj mendoj. Të gjithë më thonë se je si Klitschko, por nuk e di se pse më mbështetin kanadezët. Të qëndrosh në një shtet të huaj dhe të marrësh simpatinë e tyre është një gjë shumë e madhe. Duhet punë dhe kohë. Për 1 vit e gjysëm i kam bërë këto gjëra.

Ambiciet?

Të gjithë dua të arrijnë të bëhen kampion bote. Kampion bëhet një, por unë dua të garoj në të gjitha disiplinat dhe dua t’i tregoj se kush është Shqipëria.

Kënga e Skënderbeut gjatë hyrjes në ring? Pse kjo zgjedhje?

Sepse Skënderbeu është një motivues i madh për të gjithë. Ai që i thotë vetes shqiptarë, Skënderbeu është motivuesi më i madh i tij.

Ndeshja e radhës?

Kam kërkesa të mëdha nga Amerika. Po më kërkojnë të bëj ndeshje atje. Edhe në Londër po më kërkojnë. Aty ka dhe shumë shqiptarë. Por akoma nuk kam vendosur. Shumë shpejt besoj se do iu komunikoj informacione për ndeshjen e radhës.

Ke premtuar se për popullin shqiptar dhe për bamirësi do boksosh falas. Çfarë mund të thoni më tepër?

E them prap se jam i gatshëm dhe do e bëj nëse më kërkojnë në Shqipëri. Për popullin shqiptar do boksoj edhe pa bileta.

Marrëdhënia me sportistët e tjerë?

Hadërmbetje nuk kam me askënd. Mbështetje kam më shumë, pavarësisht se jam me këmbë në tokë. Kam shkuar mirë me të gjithë. Sportist shqiptar ka shumë nëpër botë dhe po bëjnë mirë. Shpresoj që ta bëjnë këtë gjë deri në fund.

Person publik në Kanada, por zgjidhni të takoni persona dhe njerëz në rrugë. Pse kaq njeri i thjeshtë?

Për mendimin tim nëse nuk je vetvetja nuk je askushi. Dal në vende publike pasi jam i thjeshtë dhe do të jem i thjeshtë gjithmonë. Edhe e them sërish. Nëse nuk je me këmbë në tokë dhe me zemër nuk do të bëhesh kampion bote asnjëherë. Pavarësisht se mund të jem shkëputur shumë, pasi stërvitja merr kohën e vet dhe nuk mundem t’i takoj të gjithë. Për aq kohë sa kam kohë të lirë mundohem t’i takoj. Kemi ardhur thjeshtë.

Ndeshje të madhe në Shqipëri?

Në Kanada po stërvitem nga një ish-kampion bote, Lennox Lewis dhe stafi i tij. Por e them se ëndërra ime e madhe është që të rikthehem e të dueloj sërish në Shqipëri. Po erdha në Shqipëri do të sjell edhe Lennox Lewis dhe do të boksoj jo me një rival të vogël, por do të sjell një përballje madhështore.

Duelove në një vend ku promotor ishte Floyd Mayweather. Ndjesitë që të përshkruan?

Ishte një duel i WBO, ku e shikonte gjithë bota. Ishte një emocion shumë i madh dhe për fat të mirë shkoi ndeshja perfekt. Kam pasur kërkesa dhe nga Floyd, për të boksuar për atë, por për momentin jam mirë.

Related posts

SUPERDUELI/ Fury: WILDER do ketë fatin e Klitschko, asnjë GRUSHT i tij nuk do më

Isa.Autor

Gjetan Keta synon sërish majat, sfidon gjermanin Feigenputz

Sadik.Autor

GJIGANDI SHQIPTAR/ Jurgen Uldedaj në Tiranë për titullin kampion bote në WBO Junior

Isa.Autor

Leave a Comment