Boks

Tyson Fury shpalos objektivat: Dua të thyej rekordin e legjendës Joe Louis

Boksieri britanik Tuyson Fury, 25 fitore dhe asnjë humbje në karrierë, synon të rikthehet në ring këtë vit pas më shumë se 2 vitesh e gjysmë pushim.

Ai është ish-kampion bote në peshat e rënda, tituj që i fitoi pas duelit me Wladimir Klitschko, por që nuk i mbrojti asnjëherë, pasi doli pozitiv me kokainë dhe u detyrua t’i nxirrte ato vakant.

Por Joshua po planifikon një rikthim të madh, një përballje me patriotin e tij Anthony Joshua për të rimarrë titujt. Objektivi i tij nuk është vetëm rikthimi kampion bote, por t’i mbrojë titujt 26 herë, duke thyer rekordin e një legjende të këtij sporti si Joe Louis, që i ka mkbrojtur titujt kampionë 25 herë në vitet 1939-1950.

Është normale që ju dëshironi t’i dini planet e mia. I kam vënë vetes qëllimin që të thyej rekordin e Joe Louis, që e ka mbrojtur titullin kampion 25 herë. Wladimir Klitschko thuajse e theu këtë rekord para se ta mposhtja unë, ky synonte të barazonte rekordin.

Ndaj, në 10 vitet e ardhshme, do të më duhet ta mbroj titullin kampion 25 herë për të barazuar rekordin. Kjo do të thotë që më duhet të zhvilloj 3 duele në vit.

Do të jetë një sfidë e vështirë, por kurrë më parë nuk kam vendosur sfida. Nëse të tjerët mund ta realizojnë këtë gjë, mund ta bëj edhe unë. Do ta shihni se do ta mbroj titullin 26 herë”, deklaroi sot për mediat Tyson Fury, që pret të marrë licensën për boksim

Related posts

PAMJE TË RËNDA/ VIDEO po bën “NAMIN: Ajo që i ndodhi luftëtarit është e FRIKSHME (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Humbja e Whyte i hap “dritën jeshile” duelit mes Fury dhe Joshua

Delo.autor

Nokaut “I ÇMENDUR”, e rrëzon kundërshtarin brenda 11 sekondave (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment