Futboll Sport

Drejtori i Interit: Perisic do të largohet, por nuk kemi oferta të përshtatshme

Beteja e Interit për ta mbajtur Ivan Perisic vazhdon. Drejtuesit e klubit thonë se ende nuk kanë marrë ndonjë ofertë të përshtatshme nga Arsenali për anësorin kroat. Perisic ka qenë i lidhur me “Gunners” gjatë merkatos së dimrit, me spekulime në rritje, që kur ai dorëzoi një kërkesë transferimi të shtunën.

Nënkampioni i botës u pa i larguar më pas nga skuadra e Interit, një ditë më vonë, pasi zikaltrit u mundën 1-0 në Torino. Drejtori Piero Ausilio zbuloi se skuadra e Serie A ende nuk ka marrë ndonjë ofertë të kënaqshme për sulmuesin 29-vjeçar, me raportet që Arsenali kishte një qasje huazimi, me opsion për ta blerë për 40 milionë euro.

Është e kuptueshme se zikaltrit janë të hapur për ta lënë Perisic të largohet, por vetëm me një marrëveshje të përhershme, ose huazim me detyrimin për ta blerë. “Perisic dëshiron të shkojë jashtë vendit, por nuk ka oferta të përshtatshme, – tha Ausilio. – Nëse ka mbetur këtu, pres nga ai profesionalizëm si gjithmonë.

 

Ne synojmë ta kthejmë atë në rrugën e duhur dhe nuk duhet të jetë problem. Nuk mendoj se kjo situatë do të zgjasë shumë. Mund të them se merkato e dimrit tek Interi është mbyllur. Ne kemi pasur disa probleme me Sime Vrsaljko dhe bëmë mirë që menjëherë e mbuluam boshllëkun me Cedric Soares nga Southampton.

Interi ka pasur një rrugë të vështirë gjatë disa viteve të fundit, pasi ka ndryshuar pronësinë tri herë, por tani kemi një pronar solid dhe ambicioz, i cili me kohë dhe durim mund të arrijë gjëra të mëdha”.

Zikaltrit nuk kanë arritur të shënojnë në asnjë prej ndeshjeve të Serie A, që nga ndërprerja e dimrit. Aktualisht, ata janë të tretët në Serie A, me 19 pikë prapa liderëve të Juventusit. Megjithatë, kanë ende një shans për “argjend” në “Coppa Italia”, me një çerekfinale për të luajtur në shtëpi kundër Lazios, të dielën.

Related posts

“LEKSION” NË MBROJTJE NDAJ JUVENTUS/ “Eurosport” nuk kursehet në vlerësimet për Ismajlin e Bajramin

Delo.autor

I ÇUDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ibraimi: Te Dinamo jemi shumë të mirë, duhet të bëjmë ndonjë sherr…

Delo.autor

“Lewandowski do të qëndrojë 100% te Bayerni”

Sadik.Autor

Leave a Comment