Futboll Premier League Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Mblidhen 300 mijë euro. Kërkime nënujore me robot për futbollistin (FOTO)

Pasi policia i ndërpreu kërkimet për të gjetur trupin e sulmuesit të zhdukur Emiliano Sala, familja arriti që me anë të një peticioni të mblidhte para, për të financuar kërkime private për njeriun e tyre.

Mbi 4500 persona kanë dhënë donacione në faqen GoFundMe, e cila u hap më 25 janar, për t’i mbledhur 300 mijë euro për rinisjen e kërkimeve. Paratë e kërkuara u mblodhën për më pak se tri ditë

Siç raporton “Mirror” në Angli, është shkencëtari David Merns, i cili që të dielën me anë të një makinerie të vogël me helikë, po mundohet të gjejë avionin e rënë në ishullin Gërnsi, ku brenda tij ishin Sala, dhe piloti Dejv Ibotson.

Merns është i specializuar në kërkimin e anijeve të mbytura, dhe me anë të teknologjisë sjell një teknikë komplekse.

Ndër të tjera, ekspertët janë duke përdorur një robot nënujor që është i pajisur me kamera, i specializuar për të gjetur mbeturina anijesh.

Related posts

A do të jetë në Botërorin rus apo jo? Neuer bën me zemër gjermanët

Sadik.Autor

MJAFTON NJË GOL/ Lazio merr fitoren e katërt radhazi në Serie A, Champions më afër

F.autor

“KAM KËRKUAR GJITHMONË TË SHIKOJ ANËN POZITIVE”/ Mesfushori Jorginho: Është e pabesueshme ajo që po ndodh

Delo.autor

Leave a Comment