Futboll Sport

RONALDINHO NUK E KA HUMBUR MAGJINË/ Shënon tripletë në futboll plazhi (FOTO)

Legjenda braziliane Ronaldinho Gaucho vazhdon të tregojë klasin e tij megjithëse në moshën 38-vjeçare teksa Brazili ka mposhtur Japoninë me rezultatin 11-4 në një plazh të Rio de Janeiros.

Ish-fantazisti i Barcelona-s, i cili mbante fanellën me nr.10, ka shënuar një tripletë fantastike duke kënaqur së tepërmi tifozët që kishin ardhur për ta parë nga afër idhullin e tyre si dhe t’i jepnin lamtumirën Jorginho-s, një prej lojtarëve më të mirë brazilianë të futbollit në plazh.

Jorginho, gjithashtu ka mbajtur fanellën me nr. 10 në parkun Olimpik Barra da Tijuca, është nderuar përpara dhe pas ndeshjes teksa ka festuar karrierën e tij të mrekullueshme.

44-vjeçari largohet me 315 gola të shënuar në 303 ndeshje me Brazilin, duke e bërë golashënuesin e tretë më të mirë të vendit, pas Nenem dhe Junior Negao.

Pas ndeshjes, Jorginho dhe Ronaldinho kanë ndërruar fanellat. Jorginho është parë duke qarë, teksa edhe Ronaldinho kishte shumë emocione.

“Ti i meriton të gjitha,” është shprehur Ronaldinho. “Ti e meriton, ishte një ditë e veçantë në jetën time.”

 

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Partizani favorit në letër, spikasin 5 kundërshtarë ballkanas. Ja rivalët e mundshëm…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Shkatërrim total! Mbretërit e Europës i japin leksione Atleticos

Delo.autor

ÇFARË NDODHI? Neymar kërcënon se nuk do të luajë kurrë më për PSG-në

F.autor

Leave a Comment