Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Piloti e kishte pranuar: Jam i ndryshkur…(FOTO)

 

Dy ditë më parë Emiliano Sala u ngjit në aeroplanin që nuk mbërriti kurrë në destinacion. Janë ndërprerë kërkimet në La Manche, pas një tjetër dite tentativash. Sipas policisë, shanset për të gjetur të barabarta me zero.

Një tragjedi e evitueshme? Sigurisht që po. Përveç problemeve eventuale të aeroplanit turistik që të hënën duhej të kishte transportuar futbollistin nga Nantes në Cardiff, zbulohen edhe deklarata shqetësuese, të bëra nga vetë piloti i mjetit në ditët para udhëtimit tragjik.

Përveç futbollistit, në avionin e zhdukur ishte normalisht edhe njeriu që drejtonte mjetin, piloti Brit Dave Ibbotson, 60 vjeç, anglez nga North Lincolnshire dhe baba i tre fëmijëve, që administronte aeroplanin e agjentit Willie Mackay.

Piloti kishte drejtuar të njëjtin mjet të përgatitur për rastin e udhëtimit të bërë nga Sala, të organizuar për të firmosur kontratën me klubin e tij të ri Cardiff.

Pas mbërritjes në Nantes të shtunën e datës 19 janar, Ibbotson ishte regjistruar në profilin e tij në “Facebook” në aeroportin e Nantes Atlantique: deri këtu asgjë e çuditshme. Por deklarata publike e pilotit në diskutim me një mikun e tij në “Facebook” lë vërtetë me gojën hapur.

Piloti që drejtonte avionin e zhdukur në Kanalin e La Manche nuk ishte i familjarizuar me sistemet e zbritjes të modelit Piper PA-46, pavarësisht se udhëtimi i parë i kryer nga Cardiff në Nantes u finalizua suksesshëm.

“Jo keq kur mbërrita aty, por jam disi i ndryshkur me sistemin e zbritjes së avionit. Tashmë jam në Francë, do të takohemi kur të kthehem, është radha jote për të qerasur me kafe”, i shkruante Dave një mikut të tij.

Një deklaratë që ka lënë të shtangur në moment edhe vetë mikun e pilotit, i cili nxitoi të përgjigjej: “I ndryshkur me sistemin e zbritjes? Nuk mund ta besoj atë”. Një shkëmbim mesazhesh që të bën të dridhesh, duke konsideruar atë që tashmë ka ndodhur vetëm pak ditë më pas.

 

 

Related posts

FRIKËSOHET NGA KLOPP/ Guardiola: Do na “masakrojnë” po nuk fituam

F.autor

Ofertë nga Greqia për Sadikun, ja klubi që e kërkon me ngulm!

Isa.Autor

PAS BARAZIMIT NDAJ JUVENTUS/ Trajneri Inzaghi: Ka disa skuadra që janë më të forta se…

Delo.autor

Leave a Comment