Futboll La Liga Sport

“ZOTËRIA 100 MILIONË EURO” I LA LIGAS/ Portieri Jan Oblak: E shikoj veten në…

E tashmja e Jan Oblak është tek Atletico Madrid, ashtu si e ardhmja e afërt. Më tej “do të shihet”. Kështu është shprehur portieri slloven i bardhekuqve në një intervistë të dhënë për “FourFourTwo”.

“Verën e kaluar vendosa të qëndroja sepse po ndërtohej një projekt i mirë dhe sepse mendoja se do të kisha më shumë mundësi për të fituar tituj. Por të ardhmen nuk e njoh, gjithçka është e mundur”, ka thënë portieri i madrilenëve.

“Gjërat ndryshojnë shumë shpejt në futboll, është e pamundur të bëhen parashikime”, ka shtuar Oblak, duke lënë të kuptohet se largimi i tij nga bardhekuqtë është më shumë se një hipotezë.

Dhe nëse kështu do të jetë, slloveni e ka të qartë se ku do të luajë në të ardhmen: “Premier League është shumë interesante, më tërheq. E shikoj vetën aty një ditë, por nuk e di se kur, mund të jetë vitin e ardhshëm ose mbas dy, tre, pesë, dhjetë vitesh”.

Kontrata e 26-vjeçarit me klubin spanjoll skadon në 2021-shin dhe ai ka një klauzolë lirimi me vlerë 100 milionë euro.

Related posts

FAT I KEQ PËR SULMUESIN E KOMBËTARES/ Dëmtohet Manaj pas rikthimit nga “Kuqezinjtë”, ja sa rrezikon

Delo.autor

RICARDO KAKA/ Braziliani që mahniti tek Milani dhe u “zbeh” në Madrid (VIDEO)

Isa.Autor

FITORJA NDAJ SHBA-ve/ trajneri Tite: Brazili duke u rikuperuar nga Botërori që dhembi

Isa.Autor

Leave a Comment