Futboll Sport

​”UNË E KAM NJË ANEKDOTË PËR TË…” Deulofeu: Derisa e pashë Messin, mendova se isha mbreti i javës

Përkundër që shënoi het-trik në ndeshjen e Premierligës mes Watfordit dhe Cardiff Cityt, Gerard Deulofeu mbeti duke u ndierë inferior ndaj Lionel Messit, pasi që edhe argjentinasi shënoi het-trik në ndeshjen e La Ligës, kundër Sevillas.

Argjentinasi ishte në formë të jashtëzakonshme për “Blaugranët” dhe arriti t’ia sigurojë Barcelonës tri pikët e radhës, duke e përmbysur rezultatin e ndeshjes me tri gola dhe një asist, transmeton Gazeta Express.

“Mendova se isha mbreti i fundjavës deri në momentin kur e pashë Messin në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan. Ai është një futbollist i mrekullueshëm. Më pëlqen shumë ta shikoj atë duke luajtur”, ka thënë Deulofeu.

“Unë e kam një anekdotë për të… E mbaj mend kur ia kisha pasuar atij topin shumë keq, si gur, dhe kisha shkuar për t’i kërkuar falje, por ai e kishte pritur atë në mënyrë të mrekullueshme”.

Karriera e Deulofeut në Barcelonë nuk pati sukses, mirëpo ai nuk është i penduar për asgjë që ndodhi gjatë kohës së tij në stadiumin “Camp Nou”.

“Unë e shijova kohën time në Barcelonë, edhe pse ishte e shkurtë. Unë luajta përkrah më të mirëve, por unë u detyrova te gjejë edhe karrierën time. Në Barcelonë, isha në shtëpi, isha në klubin më të mirë në botë, por nuk ndihesha i rëndësishëm”.

“Unë jam një futbollist i veçantë, nuk kam durim dhe kam nevojë të luaj. Mbi të gjitha, ishte viti i Kupës së Botës dhe unë kisha nevojë të luaja më shumë. Nuk jam penduar për asgjë në të kaluarën. Nëse do ta bëja këtë, nuk do të isha kaluar kaq mirë në Watford”.

Related posts

TË PANDALSHËM/ PSG fiton 3-1: Shkruan historinë me përmbysje

Isa.Autor

SHQIPTARI ME NOTËN MË LARTË/ Mustafi u shpall lojtari i ndeshjes ndaj Liverpoolit

Isa.Autor

12-0 NË 4 NDESHJE/ Të besuarit e Pochettinos mposhtin Hudderlandin dhe marrin vendin e tretë

Delo.autor

Leave a Comment