Futboll Sport

“E VËRTETA ËSHTË SE MAURO…”/ Wanda: Jam revolucion në futboll, Icardi më beson mua

Wanda Nara këmbëngul se ajo është revolucion në futboll dhe se Mauro Icardi është personi i parë që ia shpreh besimin siç thotë, në një kohë të dredhive për ta trazuar atë.

Shumë persona ia vënë fajin Wandës për prishjen e marrëdhënieve mes Mauro Icardit dhe Interit, pasi argjentinasit iu mor shiriti i kapitenit, që përfundimisht çoi në largimin e tij nga ekipi i parë.

Megjithatë, menaxherja dhe bashkëshortja e tij, Wanda ka thënë për Gente: “E vërteta është se Mauro i ka edhe dy vite kontratë me Interin dhe ne jemi shumë të lumtur këtu”.

“Ne po shikojmë sesi të ecim përpara dhe për t’i zgjedhur problemet në mënyrën më të mirë për Interin dhe Mauron. Milano është sikur shtëpia ime e dytë”, shtoi ajo.

Ajo pohon se duke qenë menaxhere e një futbollisti të madh si Icardi, është duke bërë revolucion në futboll.

“Në këtë botë me shumë burra agresiv, unë jam duke bërë revolucion. Edhe pse shumë të afërm i përfaqësojnë lojtarët, roli i gruas në futboll më shumë lidhet me ‘të qëndruarit në shtëpi me fëmijët dhe pa bërë zhurmë”, theksoi ajo.

“Prandaj unë jam revolucionare. Unë kam mike që janë gra të futbollistëve dhe shumë prej tyre qeshim me mua”, shtoi ajo.

Ajo thotë se sulmuesi i Interit është mbështetësi më i madh i saj.

“Mauro më jep kurajë. Ai nuk është burrë agresiv dhe është i pari që më beson. Kurrë nuk do të flisja keq për të afërmit e mi”, shtoi ajo.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Neymar ka kërkuar largimin nga PSG-ja, drejt rikthimit në…

Delo.autor

VENEZIA-MILAN/ “Kuqezinjtë” përfitojnë një penallti, Hernandez nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Moratti: Më vjen keq për atë që po ndodh me Baggio-n, Del Piero-n dhe Maldini-n

Q.Autor

Leave a Comment